Anëtarët e bendit ukrainas, Antytila, u janë bashkuar forcave ushtarake dhe po luftojnë ndaj Rusisë e cila e ka sulmuar ushtarakisht vendin e tyre.
Mirëpo, një gjë që po e karakterizon luftën në Ukrainë është zelli kreativ që ata po e shfaqin në rrjete sociale, ndër to edhe Tik Toku.
Kështu, anëtarët e këtij bendi i kanë propozuar pop-yllit britanik, Ed Sheeran, që edhe ata të jenë virtualisht pjesë e organizimit bamirës, “Koncerti për Ukrainën” që do të mbahet në qytetin anglez të Birminghemit.
“Përshëndetje Ed Sheeran, përshëndetje nga Kievi. Ne po ju propozojmë që ta bëjmë një transmetim LIVE mdis Kievit he Birminghemit, ku Antytila do t’i bashkohet koncertit nga larg”, është m bishkrimi që bendi ia ka vënë videot.
Nuk ka vonuar dhe Ed Sheeran u është përgjigjur duke e shprehur gatishmërinë për t’i përfshirë edhe ata në koncert.
“Mezi po pres që ta dëgjoj muzikën tuaj, djema – po ju dërgoj shumë dashuri”, ka thënë Sheeran.
“Vetëm desha t’u them të gjithë ukrainasve që, ju dua, dhe jam me juve, dhe jam krenar që po luaj në këtë ngjarje bamirëse këtë javë”