Pse ju flihet kaq shumë gjatë ditës?
Përgjumja e shpeshtë ose përgjumja e rregullt për periudha të gjata gjatë ditës mund të jetë një shenjë e demencës së hershme te të rriturit, zbuloi një studim i ri.
Të rriturit që flinin të paktën një herë në ditë ose më shumë se një orë në ditë kishin 40% më shumë gjasa për të zhvilluar Alzheimer, sipas studimit të publikuar në “Alzheimer’s and Dementia: The Journal of the Alzheimer’s Association”.
“Ne zbuluam se lidhja midis përgjumjes së tepërt gjatë ditës dhe demencës ishte e pranishme edhe pas rregullimit të sasisë dhe cilësisë së gjumit gjatë natës,” tha në një deklaratë për CNN bashkëautorja Dr. Yue Leng, një profesoreshë e psikiatrisë në Universitetin e Kalifornisë.
“Unë mendoj se publiku nuk është i vetëdijshëm se Alzheimer është një sëmundje e trurit që shpesh shkakton ndryshime në humor dhe gjumë,” tha Dr. Richard Isaacson, drejtor i Klinikës së Parandalimit të Alzheimerit në Qendrën për Shëndetin e Trurit në Florida
Dremitja gjatë ditës mund të jetë gjithashtu një sinjal i ndryshimeve të trurit që janë “të pavarura nga gjumi i natës”, tha Leng.
Të rriturit duhet të dremisin minimalisht 15 deri në 20 minuta para orës 15:00 në mënyrë që të shmangin dëmtimin e trurit gjatë natës. Çdo ndryshim që lidhet me gjumin duhet të diskutohet me mjekun.
“Unë mendoj se nuk është kurrë vonë për dikë që të jetë në gjendje të bëjë një ndryshim të stilit të jetesës së shëndetshme për trurin ose t’i kushtojë më shumë vëmendje shëndetit të trurit,” tha Isaacson.
“Ta bësh gjumin prioritet, t’i kushtosh vëmendje cilësisë së gjumit dhe të flasësh me mjekun për gjumin: të gjitha këto janë gjëra kritike.”