Futbollisti i talentuar Orges Bunjaku, i është bashkuar Kosovës.

Vendimi u zyrtarizua sot në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ai deri më tani ka luajtur për të gjitha grupmoshat e kombëtares së Zvicrës.

20-vjeçari aktualisht luan në kategorinë e dytë të futbollit francez, Grenoble.

Më parë talenti kosovar kishte luajtur edhe për skuadren e njohur zvicerane Basel.

Me këtë rast kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, e ka përgëzuar Orges Bunjakun për vendimin e marrë dhe i shprehu mirëseardhje në ekipin dardan, derisa falënderoi edhe prindërit e tij dhe të gjithë lojtarëve tjerë që i kanë rritur dhe edukuar fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë.

Ndërkaq, futbollisti e falënderoi të parin e FFK-së për interesimin e vazhdueshëm dhe u shpreh i lumtur që në të ardhmen do ta përfaqësojë vendin e prindërve të tij.

Ai theksoi se e pret me padurim ditën kur do ta veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe do të jap maksimumin e tij për t’i arritur objektivat.