Ballina Muzikë Çiljeta: Mezi pres të mbulohem përgjithmonë

Çiljeta: Mezi pres të mbulohem përgjithmonë

 

Çiljeta Xhilaga së fundi është bërë pjesë e një sfilate mode myslimane që u organizua në Tiranë.

Kjo sfilatë bamirëse kishte qëllim promovimin e veshjeve me mbulesë si dhe shitjen e tyre, shkruan lajmi.net.

Pas përfundimit të kësaj sfilate, bën deklaratën befasuese, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pas përfundimit të saj Çiljeta ka bërë një deklaratë që i ka befasuar të gjithë.

“Unë uroj ta vë sa më shpejt një herë e përgjithmonë shaminë”, ka thënë Çiljeta.

Ndër të tjera, këngëtarja ka treguar se është një myslimane e devotshme, gjithashtu se i praktikon të gjitha ritet fetare.

“Kam tre vjet që falem 5 vakte në ditë. Kam ndjerë paqe shpirtërore me veten time dhe më janë plotësuar shumë dua (lutje) kur i lutem Zotit”, ka shtuar më tej këngëtarja.

Çiljeta përndryshe ka qenë dikur më aktive në muzikë, teksa viteve të fundit e ka ndryshuar fokusin e saj në këtë pjesë, duke iu përkushtuar më shumë familjes dhe fesë.