Nga  Maxhun OSMANAJ

Ecja si të tjerët për në dyqan

një pensionist i mbytur n’zhgënjim

“çfarë desha të blija tha , sot s’ma “mban”

bënte monolog me veten për çmim.

 

Por brenda çmimit volli dhe mallkoi

një luftë ekonomike iu soll ndërmend

sikur varfëria keq e goditi, për tokë e rrëzoi

mbeti i shtangur aty në atë vend!

 

Vrapuan të tjerët t’i ndihmojnë

më lini,foli gjysmë zëri, kështu jetën ta përshëndet

se të pafuqishmit kurrë s’i kuptojnë

s’di kë mallkoi më shumë; fatin e vet apo këtë pushtet…

 

Istog, më 10 mars 2022