Real Madridi ka siguruar një vend në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi e ka mposhtur Paris-Saint-Germainin në ndeshjen kthyese me rezultat 3-1 pas disfatës në sfidën e parë me rezultat 1-0.
Ishte Karim Benzema heroi i “Los Blancos” duke realizuar tre gola në minutat 61, 76’ dhe 78’ për të zhvleftësuar kështu golin e minutës së 39’ të realizuar nga Kylian Mbappe.
Në ndeshjen tjetër, Manchester City ka luajtur me barazim pa gola në ndeshjen kthyese të zhvilluar në stadiumin “Etihad”, por anglezët kanë vazhduar tutje pas fitores bindëse me rezultat 5-0 në ndeshjen e parë.
Kështu Reali dhe City i bashkohen Liverpoolit dhe Bayernit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.