Rusia njoftoi sonte një armëpushim në disa qytete të Ukrainës, i cili do të zbatohet nga ora 9 e mëngjesit të së nesërmes me kohën e Ukrainës (e martë, 8 Mars) për të mundësuar evakuimin e civilëve përmes korridoreve humanitare.
“Federata Ruse shpall një armëpushim nga ora 10:00 (ora e Moskës) më 8 mars” për të evakuuar civilët nga Kievi dhe qytetet Sumy, Kharkiv , Chernihiv dhe Mariupol” , tha Ministria e Mbrojtjes.
Ky njoftim është referuar nga shumë media ruse.
Më herët, u raportua se tetë ushtarë ukrainas u vranë dhe 19 u plagosën sot nga një sulm ajror rus që goditi kazermat e tyre në qytetin jugor të Mykolaif, ndërsa ata ishin duke fjetur.
Lajmi u raportua nga guvernatori lokal Vitaly Kim, i cili tha se tanket ruse po qëllonin në aeroportin e qytetit.