Nga Faruk TASHOLLI

Nga 3 marsi i këtij viti, u nda nga jeta në Damask të Sirisë, miku im i vjetër, poeti dhe përkthyesi letrar Abdylatif Arnauti. Me Abdylatifin u njoha në Seminarin për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë në vitin 1982.Që nga ajo kohë e më vonë komunikuam me letra, ndërsa pas vitit 1983 nuk u takuam më kurrë. Arsyeja ishte se ai në ndërkohë shkoi në Tiranë ku vizita e tij bëri bujë në qarqet kulturore shqiptare dhe, autoritetet shtetërore jugosllave, nuk e lejuan më të vinte në Kosovë. Vdekja e tij kur viteve të fundit kishim humbur kontaktete më pikëlloi shumë. Në vend nderimi, po e sjell një fragment të një interviste të gjatë që bëra me të, të botuar më 15 shtator 1982 në gazetën „Bota e re“ të Prishtinës.
“Po une jam i lindur ne Damask, ne nje familje shqiptare, qe nga Kosova eshte shperngulur rreth vitit 1913. Femijerine e kam kaluar me familjen time qe nuk dinte gjuhen arabe. Gjyshi i babait tim ishte prej Doberllukes se Vushtrrise, ndersa gjyshja e sime eme,, prej Ferizajt, nga familja e Shlishaneve, qe edhe sot ekziston ne ate qytet. Ky stergjyshi im i dyte, qe emrin e kishte Sabit, ka qene njeri i arsimuar. Me profesion ishte hoxhe. Prej tij, te tere pasurin kulturore e ka trasheguar edhe nena ime, e cila me vone mua m’i hapi shtigjet e drites dhe te dijes. Nana ime Halimja, me 1938, hapi nje shkolle vullnetare dhe aty mesonin femijet shqiptare shqip.Ajo ne mesoi edhe te lexonim Kur´anin arabisht.” (Abdylatif Arnauti)