Dy projektet të reja ❤️

Rehabilitim energjetik dhe pastrim të hapësirave urbanistike ?

Këto janë fushat ku Komuna e Preshevës sapo ka përfituar projekte të reja në një vlerë të përbashkët mbi 100.000 euro ?

Projekti i parë për rehabilitimin energjetik të banesave dhe shtëpive familjare është mbështetur nga Ministria e Minierave dhe Energjetikës të Republikës së Serbisë, në vlerë prej 4.500.000 dinarëve ☝️

Projekti i dytë për blerjen e makinerisë moderne për pastrim të hapësirave urbanistike është mbështetur nga Ministri pa portofol, në konkursin e Programit për mbështetje të zhvillimit të komunave të pazhvilluara, në një vlerë prej 8.000.000 dinarëve ?

Mirënjohje Zyrës për Zhvillim Ekonomik të vetëqeverisjes lokale për përgatitjen profesionale të dokumentacionit që ka rezultuar me përfitimin e këtyre dy projekteve të rëndësishme ?

Vazhdojmë me Qeverisje të mirë. Me projekte të reja. Për Preshevën e Re ?

#QeverisjaEmirë#RehabilitimEnergjetik#ZyraPërZhvillimEkonomik#PreshevaEre