MBI 2.000 LIBRA-DHURATË PËR PRESHEVË, BUJANOC E MEDVEGJË:
(për biblioteka publike, për shkollat në gjuhen shqipe, për streha të jetimëve (QSA), për tri shtëpitë e shëndetit etj.)
Libra-Dhuratë për Shqiptarët në Malin e Zi (Plavë-Guci, Tuz, Ulqin, etj.) dhe në Luginën e Preshevës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) është Projekt i dy viteve të fundit i dr. Erton Karafili (nga Pogradeci) dhe i klinikës së tij “Klinika Erton” (Erton Diagnostic Center) në Tiranë, në adresën Rruga “Don Bosko”. Pallati 92. Përballë Qendres e Kishës “Don Bosko”.
Dr. Erton Karafili – pronar e drejtues i Projektit dhe i Klinikës “Erton”, do të vlerësohet me Mirënjohje (Çmim të Lartë) në “Takimi i Madh i Prishtinës i 13 Majit 2022” dhe kontributorët më të mëdhenj të këtij Projekti Kombëtar, që po organizohet me moton: “Lufta fitohet me luftëtarë, Shqiptarizmi mbrohet me libra e shkrimtarë”, mbështetës i të cilit (mediatik dhe me libra) është edhe “Gazeta e Alpeve” me Bordin Botues, redaksinë e Rrjetin e Kordinatorëve të saj.
Komunikimet Tuaja për Projektin Kombëtar “Libra Dhuratë…”:
Klinika Erton: Tel: 00355 69 40 10 657 dhe Emaili erton60@gmail.com
Gazeta e Alpeve: Tel; 00355 69 78 39 500 dhe Email: gazetaealpeve@gmail.com
Deri më 5 shkurt 2022 janë siguruar gjithsejt mbi 1.600 Libra-Dhuratë.
Ftojmë të gjithë miqtë e librit e biznesmenë të bëhen pjesëe këtij Projekti Kombëtar për të dhuruar libra për shqiptarët e Luginës së Preshevës në Serbi dhe për shqiptarët në Malin e Zi, për bibliotekat, shkollat shqipe etj. në këto treva shqiptare, në këto dy shtete ballkanike.
Nuk pranohen libra të dëmtuar, libra me karakter politik e fetar, etj.
Mirëpriten veçanarisht libra për fëmijë të kopshteve, shkollave fillore e 9-vjeçare, etj.
Ftojmë të gjithë pjesmarrësit në “Takimi i Prishtinës –Takim PanShqiptar-NdërBallkanik” që të vijnë me libra-dhuratë për Luginën e Preshevës.
Ftojmë Këshillin Kombëtar Shqiptar për Luginë e Preshevës e Sanxhak, Grupin e Deputetëve Shqiptarë të Luginës e Sanxhak, komunat në Preshevë e Bujanoc, përfaqësuesit shqiptarë në Medvegjë, institucionet publike të bibliotekave publike, Shtëpive të Shendetit (libra për mjekësinë), etj. që të marrin masat e tyre organizative për të tërhjekur Librat-Dhuratënë “Takimi i Prishtinës, 13 maj 2022” në Hotel “Sirius” në qendër të Prishtinës.
Ramiz LUSHAJ