Ekspertët theksojnë se disa ushqime duhen shmangur gjatë natës pasi do t’ju prishin gjumin. Mund të mos zgjoheni natën por do të flini më keq, kështu që të nesërmen do të jemi pak të lodhur. Është me rëndësi që të hiqni dorë nga këto ushqime:
Çokollata
Jo vetëm që do të konsumoni sheqer, por edhe kafeinë. Çokollata nuk përmban shumë kafeinë, por edhe një sasi e vogël e këtij kimikati mund të prishë gjumin.
Yndyra
Qumështi, kosi, avokado, akullorja, arrat, gjalpi dhe djathi janë në listën e shmangies sepse ushqimet e yndyrshme treten ngadalë.
Ushqimi i thartë
Ushqimi i skuqur dhe pikant nuk duhet të hahet para gjumit sepse është “ushqim i thartë”, dhe deri në 10 për qind e meshkujve të rinj vuajnë nga acidi edhe pse nuk e dinë.
Alkooli
Ndoshta një ose dy gota do t’ju ndihmojë të flini më lehtë, por alkooli prish fazën më të thellë në të cilën pushojmë më mirë.
Këshillë: Nëse jeni të uritur, hani një banane ose kivi, drithëra integrale sepse rrisin sekretimin e serotoninës, vezë të fërguara që gatuhen më shpejt se vezët e ziera.