Ballina Aktualitet Ardita Sinani: Prishtina është qendra kryesore gravituese e preshevarëve

Ardita Sinani: Prishtina është qendra kryesore gravituese e preshevarëve

 

Postimi i znj. Sinani pas vizitës së saj në Komunën e Prishtinës:

Prishtina është kryeqendra

Jo vetëm e Republikës së Kosovës

Është kryeqendra arsimore, ekonomike, kulturore dhe shpirtërore e shqiptarëve të Komunës së Preshevës. Së paku ndër dekada, Prishtina është qendra kryesore gravituese e preshevarëve. E studentëve, punëtorëve, ndërmarrësve, zejtarëve, artistëve, shkrimtarëve, mjekëve, mësimdhënësve, bujqve, të rinjve dhe pensionistëve etj. Është qendra e zhvillimit tonë. E përparimit tonë

Një përparim që do ta dinamizojmë me z.Përparim Ramën. Kryetarin e ri të Prishtinës

E falenderova sot për mirëpritjen. I urova detyrën. I dëshirova suksese

Bashkëbiseduam për fushat dhe projektet ku do të bashkëpunojmë në të ardhmen e afërt

Sidomos në kuadër të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon

Vazhdojmë bashkë

Se bashkë është më mirë