Ballina Sport Sfidon Ronaldon, Alves thyen një rekord të frikshëm

Sfidon Ronaldon, Alves thyen një rekord të frikshëm

 

 

Barcelona e re e Xavit tregoi dje një pjesë të potencialit të saj të madh, pasi triumfoi lehtësisht 4-3 në derbin kundër Atletico Madridit.

Në këtë ndeshje rrugën drejt rrjetës e gjeti Dani Alves (49′) dhe më pas u përjashtua nga fusha në minutën e 69-të.

Megjithatë, kjo luftë ishte historike për yllin brazilian 38-vjeçar, i cili në karrierën e tij të madhe regjistroi 1000 ndeshje.

Në fakt, Alves sapo u bë futbollisti i dytë në botë që ka luajtur në 1000 ndeshje profesionale në shekullin e 21-të, pas Cristiano Ronaldos, i cili ka 1102 ndeshje.