Nga Hysen Ibrahimi

Forslov, Suedi, 03.11.2021

Doli nga shtypi libri i poetit Bahri Shyti, i titulluar “KUSH TROKET”. Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Duke e ditur se poezia, me anë të shprehjes, zbulon shumë  për opinionin dhe qartëson kuptimin dhe idenë e secilit poet për lëvizjet e kohës, ngjarjet e jetës dhe interesat kombëtare, duke qëndruar fuqishëm mbi artet e tjera në fushën e krijimtarisë. Kështu, siç duket, poeti Bahri Shtyi e ka kuptuar mjaftueshëm këtë ide dhe me përsosmëri të lartë ka arritur të krijojë vargje nga më të ndryshmet, madje me një përsosmëri të natyrshme.  Kjo arritje e tij plotëson autorin Bahri Shyti, brengën e tij të kahershme për të publikuar nëpërmjet vargut atë që e ka pasur si brengë në jetë, pra, për t’i publikuar vargjet e tij për lexuesit, pse jo për t’i lënë dëshmi historigrafisë shqiptare idenë preokupuese të shprehur nëpërmjet poezisë.

Autori me librin e tij gjashtë radhës titulluar“KUSH TROKET” (2022), ka goditur shenjën e synuar jetës, ngre lart shpirtin e poetit. Poezia e tij këtëlibër me përmbledhje, e bën aq gjenial poetin Bahri Shyti, sa edhe poetët mëdhenj gjinive letrare ia kanëlakmi, për formën e mjeshtrisë krijuarit varg poetik, për mënyrën se sa përshtatshëm  paraqet vërteta reja kohës kur ne po flasim, për intuitën e tij lartë se si iqartëson ngjarjet nëpërmjet poezisë e nëpërmjet vargjeve veçanta, duke shprehur brengën e çdo keqeje ivjen popullit shqiptar, por edhe lumturinë e arrituraveshoqërore e familjare. Kjo është vërejtur qysh herët, se autori është rritur frymën e inspirimit patriotik aq madh dhe denjë dhe, këtë formë, autori shndërrohetme drejtë cilësi me ndjenja hyjnore si poet.

Gjatë kritikës sime letrare për poezinë e autorit, kamkuptuar se talenti i tij për ndërtimin e poezisë asnjëherënuk ka munguar, kuptimi i brendshëm ka motive fortadhe asgjë nuk lëshon pa e përfshirë me një realizëmnjerëzor e pas e jep formën e bukurisë artistike e ideale, pastron zemrat e lënduara. Pra, me fjalë tjera, poeti Shyti arrin secilit lexues t’ia mbushë shpirtin me mendime pakufishme nëpërmjet vargut.

Shumë herë, duke e lexuar poezinë, krijohet përshtypja se nuk jemi gjendje themi se deri ku mund arrijëpoezia e këtij poeti madh ardhmen. anën tjetër, mund konstatojmë se autori kokën e tij ka aq shumëbrumë poetik larmishëm jetës tij, saqë shumë herë ai arrin ta gjallërojë dhe poezia e tij interpretohet edhe nëpërmjet 

këngës, gjë dëgjohet me ëndje brendinë e botësshqiptare. Kam krijuar bindjen se poeti Bahri Shyti ështënjë burim i pashtershëm fushën e krijimtarisë.

E them këtë me bindje, duke e dëshmuar me faktepërcjellëse, sepse si poezia, ashtu edhe kënga e tij, shumë raste, sidomos kur përkushtohet sakrifcënpersonale njerëzore, janë shndërruar përmbajtje rëndësishme historike jetës autorit, e ka bëjëme historinë e jetës tij përvuajtshme, duke mbrojturinterest kombëtare qysh nga mosha e tij e rinisë. Pastaj, në anën tjetër, ai arrin fuqishëm e duke krijuar me përkushtim historinë flet për lavdinë e popullitshqiptar, lartëson trimëritë e trimave rënë beteja, duke mos përjashtuar veset e atyre njerëzve u kanëshkaktuar dëme interesave kombëtare, pa potencuar emra përveçëm. Këtu autori tregon nivelin e tij lartëkombëtar,  me pretendimin se me çdo kusht duhet ruajturardhmëria e shëndoshë e kombit tonë.

Ndjenjat e poetit Shyti për poezinë e rilindasve tanë e veçanti për Naimin e Migjenin, i kujton me nostalgji dheshih për këtë sa bukur krijon vargje poezinë e titulluarS’JAM”,

 

S’jam Naimi as Migjeni

Ndjenjat e tyre mund t’i kemi

Ata ishin dhe do mbesin

Në letërsi kurrë s’do t’vdesin

 

Si Naimi s’mund të shkruaj

Edhe pse kemi diç ngjashmëri

Shumë shkrime ai botoi

Jashtë atdheut nënës Shqipëri

 

Kjo na është pikë e përbashkët

Veç frymëzimi është në mërgim

Kur po shkruante ”Bagëti e bujqësi”

Thuajse të njëjtën për vendin tim…

 

Mund të konstatojmë se poeti – nëpërmjet vargut – korrenspondon me rilindasit tanë, si me Naimin, ashtu edhe Migjenin, duke u kushtuar vargje nga shpirti i tij. Në jetë, kur rilindasit tanë na kanë rrëmbyer zemrën me krijimtarinë e tyre të çiltër e me mesazhe të qarta, janë inspirim për ne shqiptarët kudo që ndodhemi, që ta vazhdojmë rrugën e tyre. Kurse poetët tanë të kësaj kohe, siç është tani z. Bahri Shyti, me shumë të drejtë shpalosin vargje nga më të mirat, që tregojnë se shpirti i tij nuk ngopet  kurrë duke i kujtuar. Emrat e tyre te poeti Shyti janë të gdhendur  në thellësinë e shpirtit të tij. Kjo shihet në secilin libër të tij, ku autori ka një përkushtim të veçantë për poetët që i takonin fazës së Rilindjes sonë kombëtare.

Autori në këtë libër, nëpërmjet vargut të tij, nuk merret vetëm me një drejtim, por përfshin çështje të natyrës kombëtare, humanitare e shpirtërore. Megjithëkëtë, vendin më të madh e zë kujdesi ndaj vendit, ndaj padrejtësive që i bëhen shqiptarisë, duke i vënë në thumb, me satirë, tërthorazi.

Në brendinë e librit do ta gjeni poezinë e titulluar ”Dardanisë”, ku autori i shkruan  këto vargje:

 

Dardani pashë atë Zot

Ku ma ke lënë flamurin sot

Ku mi ke krushqit e vjetër

Ata s’duan flamur tjetër

 

Kuqezi gjithmonë e pata

I burgosën shumë gjenerata

Na i vranë shumë patriotë

Shumë na i zhdukën e si pamë dot

 

Na përcjell deri tek varri

Është i skuqur me gjak shqiptari

Edhe atje ne na shoqëron

Dheun e varrit na e lehtëson

 

Dardani më nxore lot

Kam qarë dje e po qaj sot

Po kam frikë prapë do t’qaj

Padrejtësitë nuk mund t’i duroj

 

E tërë poezia e poetit Bahri Shyti sillet rreth një boshti të çelikosur, e ky bosht është BOSHTI POETIK E PATRIOTIK i tij, që është i pathyeshëm. Mbi të gjitha është poet që mbështetet në idenë, vizionin e porosinë e tij, në përpjekje kulturore, artistike e patriotike.

Sigurisht është edhe një porosi e madhe e poetit për pushtuesin serbo-sllav (pushtues barbar, me forcën brutale e kriminale, duke vrarë, burgosur dhe detyruar shqiptarë për t’u shpërngulur nga trojet e veta stërgjyshore, donte t’i shtypte të gjithë ata intelektualë që kishte vërejtur se janë atdhetarë dhe të palëkundur për idealet e tyre, e në mesin e tyre ishte edhe vetë poeti Bahri Shyti), se jeni  pushtues i pafuqishëm kundër vrullit të një populli, e po ashtu edhe kundër poetit Shyti, i cili do t’i këndojë dhe do t’i shkruajë të këqijat e pushtuesit dhe, sigurisht, në anën tjetër t’i madhërojë fitoret dhe gëzimet e tij për Shqipërinë, Dardaninë, Çamërinë, Iliridën dhe mbarë trojet etnike shqiptare, si në vendlindje, ashtu edhe në mërgatë.