Parashikohet se numri i automjeteve të regjistruara në Kinë do të kalojë mbi 300 milionë deri në fund të vitit.
Në fjalimin e tij në Kongresin Botëror të Prodhimit të mbajtur në Hifey, kryeqyteti i provincës Anhui, zëvendës sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve të Automjeteve në Kinë (CAAM), Xi Jinhua tha se numri i automjeteve të regjistruara arriti në 297 milionë në fund të shtatorit.
Sipas tij, tregu i automjeteve pritet të rritet mesatarisht me 4 për qind çdo vit në periudhën 2021-2025.
Xi tha se ata presin që numri i automjeteve të regjistruara të kalojë 300 milionë deri në fund të 2021, transmeton Anadolu Agency.
Ndërkohë bëhet e ditur se shitjet e automjeteve elektrike në Kinë po rriten më shpejt se automjetet me benzinë dhe naftë.
Sipas statistikave, në periudhën janar-tetor, prodhimi dhe shitjet totale të automjeteve elektrike janë rritur me 1.8 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në këtë periudhë, shitjet e automjeteve elektrike kapin 11 për qind të totalit të shitjeve.