Ballina Aktualitet FASHIZMI SERB SHPËRTHEN MBI “GAZETA E ALPEVE”

FASHIZMI SERB SHPËRTHEN MBI “GAZETA E ALPEVE”

 

Që nga muaj maj i këtij viti filloi edhe transporti tokësor igazetës dyjavore “Gazeta e Alpeve”- gazetë kjo panshqiptare e ndërballkanike, të udhëtojnë nga Prizreni pwr në Gjermani meautobusin e kompanisë “Polluzha Tours” në pronësi tëvëllezërve Hoti nga Polluzha e Rahocit-Republika e Kosovës.

​ Deri me datën 24 tetor 2021 ka qarkulluar lirshëm, pra derinë momentin kur shpërthen shovinizmi serb në pikën kufitare tëHogoshtit mes Serbisë dhe Hungarisë.

​Polici serb i merr gazetat e paketuara mirë e që mbaninadresën e veprimtarit të devotshëm të çështjes kombëtare Z. Maxhun Smajli, (me adresë për Bibliotekën e tij PublikePopullore “Akademik Mark Krasniqi” në Gjermani), i nxjerr ngaautobusi dhe në praninë e udhëtarëve e shoferëve e hapë methikë duke i dëmtuar ato dhe duke i ofenduar shoferët dhefaturinon, i cili nuk nuk e njeh fare gjuhën serbe. Polici iukërcënohet duke vënë këmbën mbi gazetë, ku në ballinën e sajishte fotografia e kolonel Ahmet Krasniqit-“Hero i Kosovës”. ​

​Djaloshi i ri, që është i biri i njerit nga pronarët e autobusit, i mbledh gazetat një për një dhe i futë mbrenda në autobus edhepërkundër kërcenimit të policit serb.

​Ky incident vlen të theksohet pasiqë bëhet fjalë për njëgazetë periodike, e cila selinë e ka në Tiranë e që i flet qartazipolitikës shqiptare për mirësjelljen e shtetit serb ndaj produkteveshqiptare dhe qarkullimin e lirë në “Shengeni Ballkanik” të Edi Ramës. “Open Ballkan” vlen vetëm për serbët, të cilët çdo ditëpo e rrisin fashizmin në Ballkan duke u përpjekur seriozisht qëta pushtojnë e mposhtin atë.

​Kur shpërthen shovinizmi serb ndaj një gazete shqiptare, secili nga ne duhet të mendojë mirë se si do të shpërthejnë atanjë ditë kundër popullit shqiptar.

​Pra, verbëria fashiste serbe është në syrin e çdo pushtetariserb, bile edhe në atë të shërbetorit më të vogël, siç është policiose doganieri.

​Ne, si redaksi e “Gazetës së Alpeve” ndjejmë keqardhje përkërcënimin që policia serbe u bëri transportuesve të kësaj gazetedhe solidarizohet me ta e krenohemi me qëndresën e tyre.

​Po ashtu vlen të ceket se gjithnjë gazeta është transportuarfalas nga Prizeni për në Gjermani, që nga fillimi i udhëtimit tësaj në duart e mergimtarëve tanë atje, si gazetë e vetme shqipenga Atdheu në Mërgatë.

Ali DACI

Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak