Nga sot Greqia ka hapur platformën për dozën e tretë të vaksinës së Covid-19 për qytetarët mbi 50 vjeç dhe për qytetarët me sëmundje kronike, që paraqesin rrezik.

Ndërsa janë duke u vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës punonjësit shëndetësisë që punojnë së spitale dhe shtëpitë e të moshuarve.

Autoritetet bëjnë me dije se doza e tretë e vaksinës mund të jepet katër javë pas dozës së dytë.

Në këtë fazë, vaksina që do të jepet si doza e tretë është vaksina mRNA Pfizer, e cila është e njëjtë me vaksinën e përdorur në vaksinimin bazë të deri tanishëm.

Doza përforcuese nuk është e detyrueshme, kështu që vaksinimi konsiderohet i plotë nëse janë dhënë dy doza ose një dozë me vaksinën me një dozë të vetme.

Doza e tretë është një rekomandim i fortë për të rritur më tej mbrojtjen, shkruajnë mediet greke.