Nga Fritz RADOVANI

Pa fshij nga e kaluemja dhe e sotmja e zezë diktatorët terrorista e vrastarë, e tiranët barbar dhe masakruesit e pashoq të Sigurimit të gjakosun të shtetit komunist,  që kanë mbi 80 vjet që vrasin e zhdukun të pafajshem,  e që me masken e “rilindjes komuniste”, po vorfnojnë Popullin; e po e shfarosin edhe Rininë Shqiptare nga Atdheu! Shqipnia asht kthye në një vend skami dhe korrupsioni nder ma të mbrapambetunit e Europës. Pastroni pusat e zezë të qeverisjes neokomuniste, të presidencës dhe parlamentit dhe, të asaj që thirret padrejtësisht “drejtësi”… Asnjë agjent i Sigurimit të shtetit nuk duhet me kenë në asnjë detyrë shtetnore.., por, as roje apo ujitës i kopshtijeve të drogës!..

Mendoni pak se kudo që veni kamben, shkelni mbi një n’ ato qinda e mija gropa pa Emen, që vrau diktatori!

Janë mbi 45.000 të vramë e t’ zhdukun të Pafajshem!

Zhdukni nga fletët e së kaluemes së historisë emnat e diktatorëve t’ asaj kohe barbare e vrastare të pashoqe e, mos njollosni faqet e lavdishme të Historisë së të Madhit  GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT!

Pa dënue t’ kaluemen komuniste S’KA DEMOKRACI!

         Melbourne, 7 Tetor 2021.