Nga  Prof. Tyran Prizren SPAHIU

 

Atdheu im ka nevojë për dashuri

besnikëri e zemërgjërësi

fjalë të ngrohtë

përkundje të sinqertë.

*

Është posi një foshnje e posalindur

ushqim, investime kërkon

drejtësi e arsim cilësor

mëmëdheu im mëton atdhedashuri.

*

Mërgimtarë, miq të botës

mundësi ofroni foshnjes

ajo ju don, është modeste, me rini të mrekullueshëm

ju pret krahëhapur, ejani, ajo ju fton.

*

Vitet kalojnë, Zotëriu shtetformohet

me kushtetutën Ushtria rron

por tani etur është të ju ofroj derën e hapur

portën e ndërtimit e punësimit të rinisë.

*

Ju flet Shqip, bashkëbisedon me gjuhën e nënës

kujdeset për mirëqenie shqiptar

pajisur me durim e qëndresë

joshë me pasuri nëntokësore.

*

Në të ardhmen e afërtë do forcohet

emrin, flamurin do ndërron

rrënjëve të historisë do kthehet

kohës së Pellazgut, Arbërit, Ilirit e Dardanisë që e ka në nishan.

 

_______________

Prof. Tyran Prizren Spahiu

Lindi në Prizren -1954.

Arsimin fillor dhe të mesëm kam ndjekur në shkollën fillore Mustafa

Bakiu, gjegjësisht arsimin e mesëm në gjimnazin e Prizrenit. Edukatën universitare

në Universitetin e Prishtinës – drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Angleze.

Megjithatë, ky “zë”; i imi në vargje poetike është një dëshirë shumë e madhe ndërsa mendimin përfundimtar do jepni JU !

Ndjenja për të gjetur temën që ngacmon , bezdis , emocionon , dhunon , përqafon , dhe për të përshkruar atë është kënaqësi që më josh dhe sfidon ………

Duke qene emocionalisht jashtezakonisht i lidhur me qytetin e Lidhjes, Rrapi i Marashit – autori jeton dhe do të vazhdojë të marrë frymë në Prizren.

Një ditë Tyrani do largohet në përjetësi, jehona do të pëshpëritë

“Shqipnjë, ka qenë këtu”;.

 

Krijimtaria

  1. Shtatëmbëdhjetë vëllime poetike
  2. Pesë romane
  3. Prapa Kurrë Më=Vëllimi i parë
  4. Prapa Kurrë Më-Vëllimi i dytë
  5. Mort
  6. Siluetë
  7. Vërtet ndodhi!

III. Qindra Çmime- theksohen

  1. Poet i Vitit, shpallur nga Pegasi -Albania- Kosova
  2. Çmimi BRADI III, 2020- Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës
  3. Poet Nderi shpallur nga Motivational Strips- Indi
  4. Order of Shakespeare Medal-Medal I Urdhërit Shakesperean