Veprimtari i shquar Zek Nokshiqi, Nënkryetar i Komunitetit Shqiptar në Teksas të Amerikës, Drejtor i “Gazeta e Alpeve” në shtetin e Teksasit në Amerikë, nismëtari e sipërmarrësi i Aksionit Kombëtar për Ndërtimin e Varrezave të Nokshiqit të Historisë sonë Kombëtare Shqiptare (perndryshe, Lufta e Nokshiqit Dhjetor 1879-Janar 1880, ishte “Parathënia e Shpalljes së Pavarësisë në Vlorën e 1912-tës), humanisti i qindra rasteve për vlerat kombëtare shqiptare si dhe për spitale, shkolla, etj. si në Amerikë, Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, etj., po qëndron këto ditë (kryesisht) në Rugovën historike, turistike e kulturore me pushime, së bashku me Familjen e Tij të nderuar, me njerëz të afërt të tij, me miq të mirë, me bashkëvendas të tij.
Personaliteti i mirënjohur shqiptaro-amerikan, Zek Nokshiqi, i sapo ardhun nga Teksasi i Bushëve të Amerikës, në këto ditë korriku 2021, së bashku me Zonjen e Tij, Nafije Prozllomi-Nokshiqi dhe me njerëz të tij të gjakut, jetës, idealit e humanizmit, kreu disa vizita tek të afërmit e tij, në vende historike, turistike e kulturore, në evente familjare e shoqërore, etj. si në Shqipëri, Kosovë e Malin e Zi. Po i veçojmë disa prej tyre:
Me 12 të korrikut 2021. humanisti e veprimtari Zek Nokshiqi, së bashku me Zonjen e Tij të Nderuar, Nafije Prozllomi Nokshiqi, u nis nga Dallas Fort Worth International Airport në Teksas të Amerikës, drejt Shqipërisë.
Me 16 të korrikut 2021 ishte në Qafë të Rexhaje të Shkrelit në Rugovë, me makinën e tij “Hummer” amerikan (“General Motors”-Detroit, Michigan) me targa-mbishkrimore “NOKSHIQ” -Teksas, ku, me të mbrrit aty, i ndoqi punimet e deritanishme të ndërtimit të shtëpisë së re, që është drejt përfundimit kësokohe dhe i urojmë: “Ta gëzojë për vete dhe me dy djemtë e tij të mirë, me Nexhmedinin e Fatjonin, me nipër e me mbesa në brezni!”
Me 17 të korrikut 2021 ishte në Hotel Magra Austria, në Bogë të Rugovës (komuna e Pejës, një nga hotelet ma të mira të tokës e turizmit alpin shqiptar, në lartësi alpine 1450 m lartësi mbidetare, me arkitekturë, mobilime e shërbime të traditës shqiptare e austriake, të një niveli të lartë bashkëkohor, një biznes familjar i humanistit e veprimtarit të mirënjohr Skënder Thaçi i Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi.e Austrisë.
Në ditë të tjera (kryesisht), misionari atdhetar kombëtar, shqiptaro-ameriakni humanist, Zek Nokshiqi, po i kalon pushimet edhe në “Kulla e Rugovasit” në Stankaj të Rugovës, në një vend me pamje turistike, gjeostrategjike, ku sheh bukuri pëertej bukurive, lartësi përtej lartësive, ku valviten Flamuri Kombëtar Shqiptar, i Amerikës, i Kosovës, i Firmës së bar-restorant hotelit, një nga ma të mirët në Alpet Shqiptare, ku gjen edhe mazë të zieme, edhe buke e lang me turshi e djathë bjeshke, edhe mish, fli, boronocia…Aty gjen Rugovë, Malësi, Alpe Shqiptare.
Me 23 korrik 2021, në Qafë të Rexhaje, Zek Nokshiqit, ku po e kulmon shtëpinë e re moderne alpine, i bani një vizitë mixha (axha) i tij Shaban Bali Nokshiqi i Plavë-Gucisë, Tropojës e Teksasit, poet e memorialist me disa libra, që në “Takimi i Gjakovës, 2021” (24 qershor 2021) u dekorua me Çmimin “Pena Alpine”. Shaban Bali Nokshiqi, kishte shkue së bashku me djemë e vajzat e tij, me nipër e mbesa të tij, i cili -ndonëse 95 vjeçar- ndihet mjaft energjik, ende iu ngjitet lartësive alpine e krijimtarisë poetike, të cilat e mbajnë gjallë, të fortë, lis shekullor. E paçim me jetë të gjatë e shëndet të plotë! Pastaj, të gjithë së bashku, këta Nokshiqas (Mekulas) brezanik të Historisë Kombëtare Shqiptare, banë një vizitë edhe tek Memoriali i Rexhajve për “Luftën e Nokshiqit”.
Misionari atdhetar kombëtar, Zek Nokshiqi, së bashku me Zonjën e Tij dhe disa njerëz të gjakut e të pragut të tij, do të nderojnë me praninë tyre të mirëseardhun në “Takimi i Plavë-Gucisë, 2021”, (ora 10.00, tek shtëpia e kulturës në Vuthaj) sikurse ishin dhe në “Takimi i Plavë-Gucisë, 2019”, tek bar-restorant “Krojet” në Vuthaj, tek “Burimet-Krojet e Vuthajve”. Në “Takimin e para dy viteve, I Nderuemi Zek Nokshiqi, u Nderua me Çmimin e Madh “Dardania”.