Kush të shpëton ty shqipëria ime? Kush t’i fshin lotët përrua atdheu im i përvëluar?   Ku janë strukur bijtë e tu nana Shqipëri?  Ku jane oligarkët me miliona e miliona leke pasuri dhe  duke notuar në gjakun e lotin tuaj qytetar shqiptar? Kush nuk t’a ka ndigjue zanin mikja e shtrejte austriake  Mariana Graf? Janë të dhjamosurit në pushtet. Po ato që tundin paran që kullon rrëke gjaku, shqiptari? Dhe ende më tej: Janë ato qeveritar e udhëhqes që ngren grataçela në Tiranë, Vlorë e Durrës duke varrosur lashtësinë e lulëzuar, kriminelët e kohës që ju gëzohen rrenimeve të jetëve te gjalla në qytete, fshatra, lumenj, përrenj, kudo ku natyra ka mbretërine e vete të mirësisë e lulëzimit të jetës. Babëzia, nepsi i madh për fitime të majme në atdheun tim të leckosur të uritur mikja e madhe Graf. Psardhsja e madhështorit Alfred Byrd Graf (1901-2001)

Marianë e dashur, nënë e madhe, arkitektja e mirësisë të shpirtërave të cfilutur, të barkëtharëve, të lotëve të thara faqeve. Keni ardhur këtu në mes ujqërve që populli vetë i ka lindur rritur e veshur me pushtet për bamirësi, për rinim shirtërash e ekonomie. Pranda zemra e shpirti yt, u ulën si shqiponjë ne mes kreshtave thepë mprehta e shtateve të gjata të aheve e pishave. E ju qani tani tani me rrebeshe lotësh e dhimbjesh se po të digjen nën sytë e tu shpirtërat e butë, viganë, jetëdhënës krijesat e natyrës.

Shpirti juaj është trembur, është i mbushur me ankthe, me dhimbje plagë thella, ndërsa ministra, kryeministra, presidentë pinë birra të ftohta brigjeve të kaltra dhe të freskëta të deteve. Ndërsa ju nënë e madhe, të është çarë zemra në njëmijë copa nga pamjet zhuritëse, flakandanë të një copë, shqipërie  të Katundit të Vjeter në zemër të Mirditës. Që juve e dashuroni. Që juve punoni natë e ditë atje ku ban folenë shqiponja, atje ku varfëria e tejskajshme ka bamun folenë për malsorët.

Çdo shqiptar e ka përfshirë paniku i katastrofës, i zhdukjes, i zhuritjes, hirëzimit, shkrumbëzimit. Atyre nuk iu ka mbetur gjë tjetër veçse të shtrijnë duart përpara, të hapin pëllëmbët e duarve, të kthejn fytyrën nga qielli e ti luten zotit: Na shpëto ju lutem!  Por fatkeqësisht ai pak i dëgjon, kur fajtor janë ato vetë. Kush ia vuri zjarrin gadishullit të Karburinit deri në orikum?  Ishte perla e natyrës shqiptare. Ishe rezervati i shoqërimeve bimore e shtazore me vlera të pallogartishme natyrore ne vend, ballkan e evrop. Kush të dogji ty shkurre lulëzueme e ujëdhesës së Kepit të Rodonit?

Tragjedia shqiptare vazhdon e pa mëshirshëme. Dhe ja kronikë zeza e gjuhëve të flakëve, sot më 15.08.2021:

‘’Era ka ndikuar në përhapjen e perimetrit të zjarrit në fshatin Flet në Fushë-Arrëz, në fshatin Patalej në Lezhë, ku flakët janë në drejtim të fshatit Katund i Ri në Rubik.

Përkeqësim ka edhe në Thirrë, në Mirditë dhe në Majën e Rrunës, Laku i Mollave e Laku i Thive në Kukës.

Me ritëm të shtuar është edhe zjarri në fshatin Kaçni në Selishtë të Dibrës. Por fatmirësisht, momentalisht nuk ka asnjë rrezik për zonat e banuara,, Dëgjohet vetëm zëri i minstrit të mbrojtjes Niko Peleshi me kronikën e mësipërme.

Sa turp për qeverinë Rama. Sa të pa fuqishëm ndaj zjarreve.Po ku ështe fshehur Ministri B. Klosi? Ku jane strategjitë mbi zhvillimin e pyjeve? Ku jane grupet e sinjalizimeve me radio të parbërë nga teknik pyjesh? Jo faraoni i politikës Edi Rama për tetë vjet i ka ndërtuar politikat mbi pyjet mushkërit, mjekun e ushqyesin e popullit të vetë me kokë poshtë?  E mjerisht  politika e tij kundra natyrës po vjell gjuhë flakësh.  Fatkeqësit i paguan ato pak malsor varfanjak por edhe ti kryeqytetas, vlonjat korçar dibran…

E mjerisht mikja jonë e shtrejt Mariana,  hakmarrja e natyrës ndaj një populli, të udhëhequr nga një politikan megalloman sapo kanë nisur.  Ndërsa juve ju digjet shpirti nga gjuhët e zjarrta shkrumbëzuese të mushkrive të shqiptarëve. Malet janë pushtuar nga zjarret nga veriu në jug. Dhe ja nje tjetër kronik e zezë me pasoja shkretuese:  ”Parandalohet katastrofa në zonën e Lumit të Vlorës. Ndërhyrja masive e trupave të ushtrisë nga toka dhe helikopterët nga ajri neutralizuan rrezikun e jetës dhe banesave atje”  Ndërsa nuk u ndalua humbja e jetës së 64 vjeçari Andrea Haxhiaj,  që u gjet  në vreshtin pranë banesës së tij, në fshatin “Asim Zeneli”, në krahinën e Lunxherisë, në Gjirokastër.

Shpirtëmira e zemër madhja Mariana, po sa gjallesa janë hirëzuar, sa bashkëshoqërime bimësh e gjallesash janë shkrumbëzuar për të mos u kthyer kurrë mbi tokë për të na dhënë mijëra tonelata oksigjen.  Kjo ka ndodhur edhe atje ku zjarri ka përfshirë malin e Runës 1875 m. lartësi duke pushtuar me gjuhët e ndezura majën e tij sot 06.08.2021.

Vallë a do të mësojn politkanët shqiptar dhe faroni i saj Rama nga kronikat e zeza të hirëzimit në Shkodër, Pukë , Mallakatër, Korꞔë, Delvinë dhe Gjirokastër të mbulesës më dobiprurëse, më jtëdhuruese pyjeve, ku vatrat e zjarrit janë ende aktive  sot 15.08,2021. Jo absolutisht, jo sepse ato janë megaloman, kryeneq, bajrektar me metodën e hurit, kërbaqit, kërcënimit me revole e kallashnikov, se vetëm mendimi i tyre është i drejt, shkencor, kuptohet pa mendimin e pasurisë së vërtet, intelektuale të formuar e grumbulluar prej më se gjysëm shekulli në truallin shqiptar mbi mjedisin e gjelbërt.

Vajtojn zanat maja maleve, vajtojn shtojzovallet, vajton populli i ngratë i maleve, i braktisur, i zhgënjyer, vajton mikja e madhe austriake Mariana  Graf, për sjelljet keqëbërse ndaj  nanës natyrë, nga dashakeqësit pa aftësi mendore të natyrës që jetojn bashkë me neve, edhe të politikbërsve, lekist, barkëmajmur, kriminel, dashurues të lluksit e bajrektarëve modern në mendime e veprime.

Ndërsa juve Mikja e madhe Mariana jetoni me tik taket e zemrave të malsorëve kreshnik, me mendimet e  një arkitektja të ripërtritjes së shpirtërave, mjedisit banues e të natyrës shqiptare. Prandaj gëzon mirënjohje, respekt.

15 08. 2021                                                 Pylltari  S. Meziu

 

Po pyjeve e Terbunit ta Pukës

‘’Ne duhet të gjejmë mënyra dhe mjete për të dalë nga katastrofa.,,

Ministri peleshi 15.08. 2021

“Pavarësisht punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren, situata e zjarreve është problematike në disa vatra në veri të vendit.

Era ka ndikuar në përhapjen e perimetrit të zjarrit në fshatin Flet në Fushë-Arrëz, në fshatin Patalej në Lezhë, ku flakët janë në drejtim të fshatit Katund i Ri në Rubik.

Përkeqësim ka edhe në Thirrë, në Mirditë dhe në Majën e Rrunës, Laku i Mollave e Laku i Thive në Kukës.

Me ritëm të shtuar është edhe zjarri në fshatin Kaçni në Selishtë të Dibrës. Por fatmirësisht, momentalisht nuk ka asnjë rrezik për zonat e banuara.

Një falenderim të veçantë për ndihmën e ardhur nga Bashkimi Evropian, punën e palodhur të ekuipazheve të helikopterëve holandezë e çekë, të cilët po vazhdojnë ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e plotë të zjarreve.

Mirënjohje edhe për asistencën e pakursyer të ekipit të ekspertëve nga Byroja për Ndihmë Humanitare e USAID e SHBA”, shkruan Pelesh

 

Për të zvogëluar rreziqet nga zjarri këshillohet:

 

Mos hidhni cigaret e ndezura në mjedise të hapura.

Mos digjni barin, bimësitë e ulëta dhe plehrat në ambiente të hapura, në mjedise urbane aponë sipërfaqet e punueshme në afërsi të pyllit.

Mos ndizni skarën në mjedis të hapur, në afërsi të pyllit ose në afërsi të barit dhe degëve të thata.

Shmangni punimet në vende të hapura, pasi ato mund të shkaktojnë zjarr.

Mos lini plehrat në pyll sepse ekziston mundësia e vetëndezjes.

Mos pini duhan gjatë korrjes së të mbjellave.

Respektoni shenjat e ndalimit të hyrjes në fushat me rrezik të lartë nga zjarri.

 

Albania Austria Partnerschaft – Marianne Graf

15 08.2021

(Lutem shperndarje!)

Të nderuar banorë dhe përgjegjës në institucione të rëndësishme! I nderuar Kryetar, i dashur mik Ndrec! Ju lutemi kërkoni një avion zjarrfikës nga Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm per Katund i Vjeter! Të gjithë njerëzit që kanë një shans, ju lutemi ndihmoni, ZJARRI NUK MERR PUSHIME. Përveç kësaj, ka erë dhe nuk pritet të ketë shi!

Marianne Graf

Arben D Gjini  Ku ka shtet e as krytar kur marrim zjarr ksaj i thojn luft me flaken e te bajn diqka per ta shuar flaken se flaka e luj nga vendi kryetar tymi e ka blloku gjith andej

Marianne Graf  Për momentin disa grupe janë në shërbim të zjarrit me përkushtim dhe aftësi. Gjithashtu një helikopter. Gatishmëria e zjarrfikësve nga Lezha dhe Mirdita është e madhe. Por ka mungesë të pajisjeve për shuarjen e zjarrit.

Florije Krasniqi  Dashte Allahu dhe e leshofte shiun nga Meshira e Tij per hir te shpezeve dhe shtazeve te pafajshem ?

Pashk Ndoja Nga miloti dere ne rreth te eper vendin e ka mbulue tymi dhe djelli eshte zene

Luljeta Lesi  Liebe Marianne ! Ihre Anliegen ist klar verstanden, aber Sie haben es vergeblich getan. Herr Ndrec ist blind, aber auch taub. Leider haben wir seit Jahrhunderten keinen Staat, und besonders in diesem Jahrzehnt haben wir weder einen Staat noch Gesetze … Altro…

Marianne Graf  Luljeta Lesi Liebe Luljetta, ich verstehe Ihren Unmut und Trauer. Doch jetzt ist nicht Zeit für Schuldzuweisungen. Wir müssen Mittel und Wege aus dem Unheil finden. Da es Engagierte und vor allem Menschen mit notwendiger Bildung und Weitsicht gibt, gla… Altro…

  • Rispondi · Visualizza traduzione · 52 m

Donika Trumshi  Kush e ndez zjarrin U djegt vet mrena. ,Rraze e poshter paska qene Kjo bote. Pu pu pu

Marianne Graf  Luljeta Lesi E dashur Lulietta, e kuptoj pakënaqësinë dhe trishtimin tuaj. Por tani nuk është koha për të treguar fajin. Ne duhet të gjejmë mënyra dhe mjete për të dalë nga katastrofa. Meqenëse ka njerëz të përkushtuar dhe, mbi të gjitha, njerëz me arsimin dhe largpamësinë e nevojshme, besoj se është e mundur të krijohet infrastruktura e nevojshme. Ne tashmë kemi arritur kaq shumë!!!

Shabaku Tonin  Shkoft n’vesh t’zotit fjala jote.bravo te qoft per kontributin qe ke dhen per gjith mirditen.ishalla dexhohet se sesht rast i vetem,ishalla do zoti e fiket se na moren n,qaf.ka fillu ne patalej veq kur te nalet kur ska qa djeg

Artan Koka Berisha, Rama dhe Iliri duhet ta blejne nga nje avion zjarrfikes me paret qe kan pervetesu deri tani.

Patjeter duhet ta bejne kete

Nikoll Beleshi  Djegeja e pyejeve e kalon cakun e te qenurit njeri Kriminel te ketyre permasave qe vejne zjarrin pyllit duan denimin e ikuzicionit te digjen ne turren e druve ne menyre spektakulare

Bujar Rama Pershendetje Bujar! Si sivjet nuk eshte djegur ndonjehere jo vetem Karabururuni, por e gjithe zona. Zjarri dogji sa mundi per 2 jave ???deri sa tymi zgjoi ata te cilet e kane per detyre te na ruajne dhe nga zjarret! Madje paguhen edhe per kete! Le te shpresojme se pesimi te behet mesim!

Ballkan web 04. 08 2021

Shqipëri: Zjarret pushtojnë malet, por katastrofat shmangen

Ashtu si në të gjithë Europën jugore edhe në Shqipëri është java e dytë që luftohet me flakët. Një numër i konsiderueshëm forcash të armatosura, zjarrfikësit e banorët janë angazhuar për shuarjen e tyre.

Albanien | Waldbrände

Vatrat e zjarrit të izoluara apo të tjera aktive kryesisht në malësitë e Shqipërisë Jugore e Veriore vazhdojnë të angazhojnë qindra efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës dhe komunitetet lokale për shuarjen e tyre dhe shmangien e mbërritjes së tyre në zonat e banuara. Zjarret në Shqipëri kanë hyrë në javen e tyre të dytë, të shkaktuara nga temperaturat afrikane por dhe nga zjarrvënës të qëllimshëm, 6 prej të cilëve janë arrestuar nga policia.

Në deklaratën e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes, të publikuar afër mesnatës, (05.08) bëhet me dije se në Gadishullin e Karaburunit vatra e rrezikshme e zjarrit është izoluar.

Albanien | Waldbrände

Një numër i konsiderueshëm forcash të armatosura dhe mjetesh u angazhuan në vatrën e re të zjarrit në malësitë pranë lumit të Vlorës dhe arritën të frenojnë përhapjen e flakëve, nga erërat e shpejta, duke shmangur një katastrofë të mundshme, nëse zjarri do të arrinte në zonat e banuara dhe Parkun Kombëtar të Llogarasë. ”Parandalohet katastrofa në zonën e Lumit të Vlorës. Ndërhyrja masive e trupave të ushtrisë nga toka dhe helikopterët nga ajri neutralizuan rrezikun e jetës dhe banesave atje” bëri me dije në orët  e vona të mbrëmjes, të enjten, (05.08) Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Albanien | Waldbrände

Vatra të reja zjarri në malet e Kukësit

06.08 2021

Lufta kundër zjarreve të premten është përqëndruar ot, (06.08) në vatrën e re të zjarrit, në malësitë e Kukësit, (Shqipëria Veri-Lindore). Ministria e Mbrojtjes bën me dije që zjarri ka përfshirë Malin e Runës (1875 metra i lartë) dhe ka arritur majën e tij. Trupat e ushtrisë dhe zjarrfikësit synojnë ta mbajnë zjarrin nën kontroll dhe pengojnë mbërritjen e tij në zonat e banuara.

Kurse vatra e zjarrit në Malin e Shëngjinit, në Lezhë është neutralizuar plotesisht.

Albanien | Waldbrände

Në Shkodër, Pukë , Mallakatër, Korꞔë, Delvinë dhe Gjirokastër vatrat e zjarrit janë ende aktive por me një fuqi përhapjeje më të ulët dhe nën kontroll. Zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha ende të pallogaritura. Deri tani viktima e tyre e vetme, është 64 vjeçari Andrea Haxhiaj,  që u gjet pa jetë, i asfiksuar në vreshtin pranë banesës së tij, në fshatin “Asim Zeneli”, në krahinën e Lunxherisë, në Gjirokastër.

Pritet që të premten (06.08) të mbërrijnë nga BE helikopterët që Hollanda dhe Çekia do të sjellin për shuarjen e zjarreve në Shqipëri, në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE.