Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Tiranën më 14 Shtator në kuadër të procesit të Berlinit.
Takimin më të rëndësishëm, kancelarja gjermane do ta zhvillojë me Kryeministrin Edi Rama, ku në qendër të diskutimeve pritet të jetë ‘Procesi i Berlinit’ dhe bashkëpunimi rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ndërkohë, presidenti serb Aleksander Vuçiç, nga Forumi Strategjik që po mbahet në Bled të Sllovenisë, tha se Merkel po përgatit dhe një vizitë në Serbi, po për të njëjtën temë, por pa dhënë më shumë detaje.
Takimin e fundit si kancelare e Gjermanisë, ajo pritet ta ketë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ku temë diskutimi do të jenë rrugëtimi në procesin e Berlinit dhe agjenda gjermane në Ballkan.
Kancelarja, pas takimeve për të përcjellë mesazhin e saj, do të mbajë edhe një konferencë për media.