Në kohën kur pandemia paralizoi shumëçka në mbarë globin tokësor, përkatësisht edhe në Kosovë tash e një vit e gjysmë, Kosova mbeti pa pa shtypin fizik, pa gazeta, pa revista, por vetëm elektronike.
Ndonëse gazeta fizike e ka shijen dhe bukurinë tjetër për çdo lexues.”Gazeta e Alpeve”, gazetë Rajonale-Panshqiptare, Ndërballkanike shtypet dhe shpërndahet në troje shqiptare ,në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, tani edhe në Istog në librarinë “Meshari” me pronar kryeredaktorin e RTV Fontanës Zeqir Mehmetaj, apo siç e quajnë në popull me epitetin Baca Zeqë, ndërsa shitësi i librarisë, Fahri Berisha.
Fahri Berisha tani e tutje do të kujdeset për shitjen e gazetës.
Pse duhet lexuar GAZETËN E ALPEVE ?!
Kjo gazetë me 32 faqet e saj, bardhë e zi dhe me ngjyra, sjell informacione të larmishme nga shumë fusha të jetës, nga vendi, rajoni, Evropa, Amerika..
Pra duhet lexuar, ngase sjell tema nga kultura, arti, letërsia, ekonomia, etnografia, tradita, politika, sporti, ngjarje historike, personalitete të traditës dhe historisë shqiptare, studime, vështrime, reklama dhe shumë gjera nga përditshmëria e qytetarëve në vend dhe botë , që shënojnë suksese shqiptarët tanë kudo që janë. Vallë, pse mos të shënohen sukseset, veprat e mira humane-njerëzore?! Fundja, leximi e ruan të freskët kujtesën e njeriut.
Pra lexues istogas, Gazeta e Alpeve ju pret dhe “thërret” të Meshari, përkatësisht të shitësi Fahri Berisha. Lexim të këndshëm!
(Foto dhe teksti Maxhun Osmanaj)