Ballina Kulturë NJË LETËR NGA VIRON KONA

NJË LETËR NGA VIRON KONA

 

​I dashur miku im, Zeqir Lushaj!

​Duke të uruar shumë shëndet dhe mbarësi në gjithçka, po të shkruaj disa opinione rreth librit “Gruaja fisnike Sabrie Lushaj”, të përgatitur nga Dr. Domenika Gjekmarkaj (Kapllaj).

​Libri është respekt dhe nderim për bashkëshorten tënde të shtrenjtë Sabrien, të cilës i qëndrove pranë me shumë dashuri, dhembshuri e përkushtim gjer në fund të jetës. Këtë nderim, libri e krijon që në parathënien e shkruar nga Dr.Gjekmarkaj, e cila me fjalë të ngrohta portretizon Sabrien tënde zemërbukur, si dhe tërë familjen Lushaj, që i ka ofruar Sabries aq shumë kujdes, dashuri e përkushtim, ashtu sikurse vet Sabria ia ka ofruar familjes po atë kujdes, dashuri e përkushtim, por dhjetëfish e më shumë.