Supermodelja Kendall Jenner është hedhur në gjyq nga marka italiane e modës “Liu Jo”. Përfaqësuesit e markës e hodhën në gjyq Jenner me pretendimin se ylli i familjes Kardashian ka shkelur kushtet e një kontrate.

Në padinë e depozituar në Gjykatën e SHBA në Manhattan, thuhet se Jenner mori pjesë vetëm në një nga dy fotosesionet e planifikuara, me pak fjalë nuk shkoi në punë dhe nuk përmbushi pikat e kontratës.

“Liu Jo” do të përfitojë 1.8 milionë dollarë dëmshpërblim pasi thotë se i ka paguar 1.35 milionë dollarë modeles. Firma prestigjioze pretendon se u përpoq të vendoste një datë për fotosesionin e dytë, por nuk mori asnjëherë përgjigje nga Kendall dhe asnjë rimbursim të pagesës.