Shumica e njerëzve e mendojnë veten e tyre si komunikues të mirë. Por e keni testuar ndonjëherë veten në lidhje me këtë? Përgjigjuni me “zakonisht e vërtetë” ose “zakonisht e gabuar” pyetjeve të mëposhtme. Nëse nuk jeni i sigurt, pyesni një mik të besuar. Gati?

1. Unë i kushtoj shumë vëmendje dikujt që po flet dhe zakonisht e kuptoj se ç’thuhet.

2. Kur nuk kuptoj diçka që një person po thotë dhe do të doja ta kisha kuptuar,  zakonisht kërkoj sqarim, për shembull pyes:  “Nuk e kam shumë të qartë këtë që sapo thatë. A mund ta përsërisni?”

3. Arrij të lexoj mirë mes rreshtave. Për shembull, nëse dikush i përgjigjet pyetjes sime “Si je?”, me “Mirë”, unë arrij ta dalloj nga toni nëse përgjigjja është e sinqertë ose ai person ka diçka që nuk po ma thotë.

4. Pa u dukur si një dedektiv që po merr në pyetje, unë gjithsesi u bëj partnerëve të mi në bisedë një numër të arsyeshëm pyetjesh.

5. Unë flas shumë.

Një arsye e zakonshme që njerëzit flasin shumë është se ata nuk janë të qetë nga heshtja. Shikoni nëse mund të mësoheni me të. Zakonisht është më mirë sesa të flasësh shumë. Personi tjetër ka të ngjarë të mbushë heshtjen.

Një arsye tjetër e dobët për të folur shumë është se ju flisni për të sqaruar mendimet tuaja. Por ju mund të paguani një çmim për ta bërë këtë: duke e mërzitur personin tjetër ose duke i bërë ata të mendojnë se jeni egotistë

6. Unë flas shumë pak.

Mënyrat e mundshme për t’ju ndihmuar në lidhje me këtë: Lexoni më shumë, bëni pyetje, kultivoni kuriozitetin.

7. Unë ndërpres shumë.

Nëse është kështu, kuptoni që shumë njerëz ndihen të parespektuar kur ndërpriten – ata mund të mendojnë se ju mendoni se ajo që keni për të thënë është më e rëndësishme.

8. Ndërpres shumë pak.

Disa njerëz flasin pafund sepse janë nervozë dhe ndoshta do ishin të kënaqur nëse do i frenonit pak. Por sidoqoftë, gjithçka varet nga situata.

9. Njerëzit zakonisht interesohen kur flas.

Nëse jo: Lexoni më shumë, bëni pyetje.

10. Unë i them qartë pikat e mia në mënyrë që shumica e njerëzve të kuptojnë atë që po them.

11. Kur bëj një argument, është logjik dhe i thënë qartë.

12. Flas me shumë takt, jo dhe aq i drejtpërdrejtë.

13. Nuk kam fare takt.

14. Kam një sens të mirë humori, si në atë që them, ashtu edhe në reagimin ndaj humorit të të tjerëve.

Tani bëni një bilanc të përgjigjeve dhe mendoni: Ka ndonjë gjë që doni të ndryshoni? Çfarë do bëni për t’ia rikujtuar vetes këtë? Ndoshta një shënim në pëllëmbë? T’i tregoni shokut tuaj qëllimet e reja dhe ata t’u kontrollojnë çdo ditë?

Mos harroni, komunikimi është një art dhe nëse mendoni se s’është pika juaj e fortë, me pak punë dhe shumë dëshirë mund të bëhet “i juaji”. Mjafton ta doni e të punoni për të.