Belgjika fitoi 3-0 takimin me Rusinë i luajtur këtë të shtunë në Shën Peterburg. Një sukses që e ngjit në krye të Grupit B. Lukaku i dërgoi një mesazh inkurajimi shokut të ekipit tek Interi, danezit Eriksen. Danimarka është kundërshtare e Belgjikës në këto finale.

Në sfidën tjetër të ditës Uellsi barazoi 1-1 me Zvicrën duke favorizuar Italinë në Grupin A. Shaqiri dha pasimin për golin e zviceranëve në sfidën e zhvilluar në Baku.