Para se bota të mbyllej, ju me siguri keni pasur një rutinë në mëngjes. Ndonëse mund të mos ketë qenë e përsosur, shumica prej nesh kishin një rutinë të caktuar dhe më pas shkonin në punë. Pas ardhjes së COVID-it gjithçka u shkatërrua. Udhëtimet për në punë u zhdukën dhe përgjegjësitë ndryshuan, sa hap e mbyll sytë.
Krijimi i një rutine të re në mëngjes, megjithëse e paqëndrueshme, varet nga rrethanat. Nëse nuk do të ishit në një marrëdhënie, mund ta rikuperonit kohën që do të kumbisnit, duke udhëtuar për në punë dhe të fillonit punën më herët. Nëse do të kishit fëmijë, do të duhej t’i shkollonit në shtëpi.
“Pandemia ua rriti përgjegjësitë grave, sidomos atyre që u ra barra për t’u kujdesuar për fëmijët”, tha Maura Thomas, autore e Menaxhimit të Vëmendjes: How to Create Success and Gain Productivity Every Day. “Dërgimi i fëmijëve në shkollë mund t’u marrë atyre pjesën më të mirë të mëngjesit. Ato mund të mos fillojnë punën e tyre deri në orën 9:00 ose 10:00 (paradite).”
Mëngjeset morën një kuptim të ri kur shumë punëdhënës ofruan përfshirjen e orëve fleksibël të punës. Si rezultat, më pak njerëz krijuan një rutinë të sigurt dhe të qëndrueshme. “Rregulli i vetëm gjatë pandemisë është se nuk kishte rregulla. Kjo i ktheu mëngjeset në një sfidë të vërtetë për disa prej nesh”.
SFIDAT
Një nga sfidat e rutinës së mëngjesit ishte paqartësia e vijës ndarëse midis jetës personale dhe punës, thotë Lisa Zaslow, themeluese e Gotham Organizers, një organizatë me seli në Nju Jork. “U krijua një konfuzion mendor dhe disa njerëz filluan të mos laheshin apo të qëndronin me pizhame, gjë kjo që e përkeqësoi më shumë situatën” – thotë ajo. Ngritja nga shtrati dhe ndezja e kompjuterit nuk është e njëjtë me një udhëtim 20-minutësh për në zyrë.
RIKUPERIMI I RUTINËS SË MËNGJESIT NË TË ARDHMEN
“Të qenët pjesë e një bote post-COVID është më ndryshe nëse do ta krahasonim me valën e parë të pandemisë, e cila erdhi në mënyrë të papritur,” thotë ajo. “Kompanitë dhe shkollat u mbyllën. Ndodhi kaq papritur dhe më i frikshëm ishte fakti se të gjithë njerëzit u gjendën të papërgatitur për një ndryshim të tillë. Tani gjërat kanë ndryshuar, ne mund të kemi një ide më të mirë për atë që do të ndodhë.” Përqendrohuni në rutinën e mëngjesit dhe vini re ndryshimet më pozitive, thotë Zaslow.
Jini të vëmendshëm në lidhje me rutinën e mëngjesit në mënyrë që të mos përsërisni gabimet e së kaluarës, shton Zaslow.
“Ne të gjithë e dimë se mënyra më e mirë për të pasur një mëngjes produktiv është të flemë mirë, të zgjohemi në të njëjtën orë çdo ditë dhe nëse kemi mundësi të bëjmë një plan për ditën që na pret në vazhdim”. Mundohuni që t’i krijoni vetes një rutinë të mëngjesit që do ta kishit dashur ta bënit edhe para pandemisë. “Ne nuk do t’u kthehemi gjërave si më parë, sepse asgjë nuk do mund të jetë plotësisht ashtu siç ishte para pandemisë”. / Fast Company