Rruga që kalon nëpër Grykën e Deçanit, në drejtim të kufirit me Malin e Zi (Deçan-Plavë), është arterie e zhvillimit dhe integrimit. Kjo rrugë, pos që mundëson shfrytëzimin e resurseve natyrore që janë në këtë zonë, bën edhe lidhjen e tri shteteve, sikurse që shkurton rrugën për bashkatdhetarët tanë, të cilët udhëtojnë drejtë përendimit dhe anasjelltas! Përmes kësaj rruge, Shkodra dhe Ulqini, janë shumë më afër. Kjo rrugë, bën lidhjen e trojeve shqiptare!
Investim të ngjashëm duhet bërë edhe në rrugën që dërgon tek Zalli i Rupës. Dervishkomi është një vend tjetër atraktiv turistik, me mundësi të jashtëzakonshme që të jetë edhe një qendër tjetër e skijimit.
Segmenti rrugor prej 5 kilometrash, me çdo kusht duhet të ndërtohet. Politika ndërkombëtare duhet t’a mundëson ndërtimin e këtij segmenti rrugor, e mos të ndikohet nga politika penguese e manastirit. Politika ndërkombëtare e ndikuar nga klerikët ortdoks dhe “qyqëlleku ynë”, është bërë pengesë e zhvillimit të Deçanit. Institucionet tona të drejtësisë, fillimisht Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, e pastaj edhe Gjykata Kushtetuese, me vendimet e tyre të ndikuara nga politika ndërkombëtare, ia falën manastirit pronat e ndërmarrjeve publike, sikurse që po mbajnë të okupuar për vite, Pushimoren e fëmijëve “Pishat e Deçanit”. Politika po e pengon shfrytëzimin e vendit turistik-shërues, Gushavcin! Politika po e pengon shfrytëzimin e gurit të mermerit! Politika e degradoi dukshëm shtratin e Lumbardhit, me ndërtimin e hidrocentralit që është në afërsi të manastirit! Politika po pengon rregullimin e shtratit të Lumbardhit!
Ndaj, politika të mos e pengon zhvillimin ekonomik. Të mos e pengon ndërtimin e rrugës drejtë bjeshkëve të Deçanit!
Për një kafe në Tiranë!
Për një kafe në Ulqin dhe Shkodër!
Për një kafe në Plave dhe Guci.
Për një kafe në Tuz e Malësi!