Panairi i Librit 2021 do të mbahet nga data 8 deri 14 shtator në sallën sportive A1 Arena – “Boris Trajkovski”.
Panairi tradicionalisht mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe sivjet do të organizohet në bashkëpunim me Asociacionin e botuesve të Maqedonisë, Shoqatën e botuesve dhe librarive të Maqedonisë, Shoqatën e botuesve shqiptarë dhe Lidhjen e botuesve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Ky është manifestimi më i njohur për lexuesit në vend dhe është ndjekur me shitje masive të librave.
Gjatë kohës së mbajtjes së Panairit protokollet për siguri do të respektohen në mënyrën më të ashpër ku vizitorët do të informohen me kohë.
Edhe krahas kufizimeve që janë vendosur për shkak të pandemisë, pritet vizita e Panairit të jetë në nivelin e pritshëm prej më shumë se 20.000 vizitorëve.
Nën moton “Panaire të sigurta”, Panairi i Librit është manifestim i parë për këtë vit, ndërsa pas saj pason Panairi i mobiljeve.