Gazeta e Alpeve“. Nr. 46 (e 16-31 majit 2021), e vetmja gazetë shqiptare (print/e shtypur) që shpërndahet edhe në Republikën e Kosovës, me sa duket deri të hanen nuk do të shkojnë në pikat e shitjes së saj në qytetin e Gjakovës, ndonëse Posta e Gjakovës me dy pikat e shitjes së shtypit (tek Stacioni Autobuzave) është vetëm 200 m. largësi (!)

Të vendos përballë pikëpyetjeve enigmatike fakti se Gazeta e Alpeve”, abonimet e saj, shpërndahen me zarfa postare në disa adresa në Gjakovë, si në lagjen Dardania(Piskot), në Skivjan e Ponashec…, po ende nuk e çojnë gazetënë pikat e shitjes në qytetin e Gjakovës. Përkundrazi, do ta vonojnë deri në 5 ditë (!)

Gazeta e Alpeve”, abonime e në shitje të lirë, ka shkuar dhe në kioskat e shtypit të Decanit të rajonit të Gjakoves, si dhe në Rajonin e Pejës, por dhe deri në Gjilan e Mitrovicë, ndërsa nuk dërgohet në pikat e shitjes së shtypit në qytetinGjakovës(!)

“Gazeta e Alpeve”. Nr. 40-41, e 1-15 marsit 2021, ende nuk ka mbrri në pikat e shitjes ne Gjakove, as në diten e sotme, me 9 mars, ora 14.00, nderkohe qe eshte shperndare ne te gjithe Kosoven, ndersa nga Peja njoftojne se eshte shitur i gjithe kontigjenti i gazetes dhe i mbrrini dhe kontigjenti i dyte/shtese i gazetave.

Kjo nuk është hera e parë dhe as e vetme që Posta e Gjakovës manifeston sjellje të tilla në kryerjen e detyrave të saj, pasi ka pasë të tilla raste edhe vitin e kaluar, për të cilat është njoftuar tre herë dhe Posta e Kosovës në Prishtinë.Gazeta e Alpeve e 15 dhjetorit 2020 u dorëzua rreth dy muaj me vonesë (me 10 shkurt 2021) në një pikë  shitje (!)“Gazeta e Alpeve”, Nr. 40-41, e 1-15 marsit 2021, nga Posta e Gjakovës, shpërndahet me 10 ditë vonesë (!)

Për këto raste e të tjera nga Posta e Gjakovës është vu në dijeni dhe Posta e Kosovës në Prishtinë, por fakti që ka përseritje të rasteve tregon se pushteti i Postës së Kosovës mungon në Posta e Gjakovës.

Administratori e Bordi i Posta e Gjakovës si e lejojne një gjendje të tillë, vonesa të tilla të shpërndarjes së shtypit në Gjakovë. Apo, ndoshta, Qeveria, Kuvendi e Presidenca e Kosovës ka ardhur koha të mendojnë për një Administrator të ri, për një Bord të ri të Posta e Kosovës?!!!

Gazeta e Alpevepo ecën drejt përgaditjes një ankeszyrtare për Posta e Kosovës, lidhur me qëndrime e veprime të tilla bojkotuese e nënvleftësuese në shpërndarjen e postë(shtypit në shitje të lirë) në qytetin e Gjakovës e gjetkë, për faktin se Posta e Gjakovës është një shembull i keq i Kosovës dhe Posta e Kosovës Prishtinë nuk po e kryen detyrën e saj të pushtetshme Postën e Gjakovës.

E dielë, 22 maj 2021