Më shumë se një miliard e gjysmë doza të vaksinës kundërCOVID-19 u administruan në të gjithë botën gjashtë muaj pas fillimit të fushatave të para të vaksinimit, raporton sot AFP.

Të paktën 1.500.017.337 doza u injektuan në 210 vende dhe territore, sipas burimeve zyrtare. Gati 60 për qind e këtyre dozave u administruan në tri vende, Kina (421.9 milionë), Shtetet e Bashkuara (274.4 milionë) dhe India (184.4 milionë).

Por për sa i përket popullsisë, udhëheq Izraeli, afër gjashtë në dhjetë izraelitë janë plotësisht të vaksinuar. Ata ndiqen nga vende të tilla si Britania e Madhe (54 për qind e popullsisë morën të paktën një dozë), Bahrejni (50 për qind), Shtetet e Bashkuara (48 për qind), Kili (47 për qind) dhe Uruguai (40 për qind).

Në Bashkimin Evropian, më shumë se 200 milionë doza u injektuan, 32 për qind e popullsisë, sipas AFP-së, shumë prapa Maltës (65 për qind e popullsisë morën të paktën një dozë) dhe Hungarisë (49 për qind), të cilat janë në vendet më të populluara të BE-së sillen rreth mesatares evropiane, Gjermania (37 për qind), Franca (31 për qind), Italia (32 për qind) dhe Spanja (33 për qind).

Çdo ditë javën e kaluar, 3.9 milionë doza u injektuan mesatarisht në BE. Në total, afër 14 për qind deri në 1.5 miliardë doza të injektuara në të gjithë botën administrohen në BE, e cila ka më pak se 6 për qind të popullsisë së botës.

Ndërsa 500 milionë doza në të gjithë botën u administruan pas katër muajsh fushatash vaksinimi më 25 mars, në më pak se një muaj ky numër u dyfishua dhe më pas për më shumë se tri javë arriti në një miliard e gjysmë doza të injektuara.

Njëmbëdhjetë vende nuk janë vaksinuar ende: gjashtë në Afrikë (Tanzani, Burkino Faso, Çad, Burundi, Republika e Afrikës Qendrore, Eritrea), dy në Oqeani (Vanuatu, Kiribati), dy në Azi (Koreja e Veriut, Turkmenistani) dhe një në Karaibe (Haiti).