Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti ngaGjilani, tre anëtarët e së cilës (nëna dhe djali me bashkëshorten) kanë vdekur në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. duke ngushëlluarfamiljen Haliti pas humbjes tragjike të tre anëtarëve, ka kërkuarnga autoritetet e Republikës së Shqipërisë të ndriçohen rrethanate vdekjes së tre familjarëve.
“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrëtragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëvedhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetete Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që tëbëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi tëgjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.