Ballina Sport Hamilton fiton garën e Spanjës në Formula 1

Hamilton fiton garën e Spanjës në Formula 1

World Champion Lewis Hamilton (GBR) Mercedes-Benz F1 W08 Hybrid celebrates with donuts at Formula One World Championship, Rd18, Mexican Grand Prix, Race, Circuit Hermanos Rodriguez, Mexico City, Mexico, Sunday 29 October 2017.

 

Lewis Hamilton ka dalë fitues në garën e Spanjës në Formula 1. Piloti britanik me makinën e tij Mercedes, ka lënë pas Maks Verstapen të Red Bull dhe shokun e tij të skuadrës, Valtteri Bottas.

Ishte një garë e fortë të cilën në shumicën e saj e udhëhoqi piloti holandez Verstapen, por Hamilton arriti ta parakalojë në xhirot e fundit për t’u shpallur triumfues në fund.

Një garë të mirë zhvilloi edhe pilot i Ferrarit, Çarls Leklerk i cili doli në vendin e 4-t, ndërsa Karlos Sainz, piloti tjetër i Kokëkuqes u rendit i 7-i. Garë zhgënjyese për ish-kampionin e botës, Sebastian Vettel, i cili u rendit në vendin e 13-të me makinën e tij të re Aston Martin.