Eksperienca e të ecurit në male apo siç njihet me termin në gjuhën angleze “hiking”, është diçka që të pastron trupin dhe mendjen. Studime të shumta shkencore e vërtetojnë se ka shumë benefite shëndetësore për të kaluarit kohë në natyrë.

Hiking ju ndihmon ta reduktoni të menduarit e tepërt, transmeton Klan Kosova.

Ata që mendojnë shumë, fokusohen në mendime negative dhe kjo mund t’ju sjellë ankth, depresion dhe stres.

Ecja në natyrë është ushtrim i mrekullueshëm

Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë. Hikingu në natyrë është një formë e mrekullueshme e ushtrimeve dhe përmes ecjes në mal mund të digjni nga 400 deri në 700 kalori për orë.

Rekomandohet edhe nga doktorët

Mjekët progresistë, janë dakord me faktin se të kaluarit kohë në natyrë ju sjellë më pak stres dhe shëndet më të mirë fizik.