Granit Xhaka dhe bashkëshortja etij, Leonita, janë bërë prindër për herë të dytë. Ata janë bekuar sërish me një vajzë, e cila ka ardhur në jetë ditën e sotme. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë futbollisti, pasi ka ndarë në rrjete sociale një foto shumë emocionuese, duke mbajtur të voglën në krahë.

Graniti është shprehur më shumë se i lumtur për ardhjen në jetë të vajzës dhe ka zbuluar emrin e veçantë që kanë zgjedhur për të.

“Nuk kam më vetëm një princeshë të bukur, tani kam dy. Laneya Xhaka 24/04/2021”, ka shkruar Graniti përkrah fotos.
______

https://www.instagram.com/granitxhaka/?utm_source=ig_embed&ig_mid=6A8786B2-BF91-4798-93EC-455045033AA4