Ballina Aktivitete Çfarë përfitojnë punonjësit tuaj nëse sigurohen nga COVID 19?

Çfarë përfitojnë punonjësit tuaj nëse sigurohen nga COVID 19?

 

 

 

Sigurimi i punonjësve nga aksidentet në punë ofron përfitime financiare për punonjësit dhe shmang përgjegjësitë e punëdhënësit për dëmtime apo aksidente që mund të pësojnë punonjësit në vendin e punës. Ky sigurim ndihmon për të mbuluar shpenzimet e kujdesit mjekësor, shpërblim financiar në rast paaftësie të përhershme apo humbje jete dhe shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti në punë.

​Ky sigurim është masiv për punonjësit e ndërtimit, minatorët, punonjësit e fasonerive apo sportistët, të cilët përballen me rreziqe gjatë punës së tyre dhe çdo person tjetër, pasi rreziqet aksidentale janë gjithmonë prezente.

​Por, sigurimi nga aksidentet në punë nuk mbulon sëmundjet si COVID 19. Prandaj nevojitet sigurimin Anti-Covid për punonjësit që kanë më së shumti kontakt me klientët, siç janë mjekët, infermierët, farmacistët, operatorët e transportit publik, punojësit e dyqaneve dhe supermarketeve, punonjësit e fasonerive apo ato të bareve e restoranteve.

​Kompania SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja kompani në vend që e ofron siguracionin AntiCovid, nga i cili në rast se infektohesh me COVID mund të përfitosh shpenzime për medikamentet deri në 20 mijë lekë të reja, përfiton pagesë ditore prej 2 mijë lekësh të reja në rast se vendos të kurohesh në shtëpi dhe 3 mijë lekë të reja në ditë në rast se je i detyruar të shkosh të kurohesh në spital.

​Me 10 mijë apo 15 mijë lekë në vit, përveç sa më sipër, Siguracioni AntiCovid 19 përfshin edhe sigurimin e jetës në vlerë 1 milionë lekë të reja.

​Ky siguracion mund të blihet nga vetë punonjësit në mënyrë individuale ose nga punëdhënësit për punonjësit e tyre online dhe në të gjithë rrjetin e zyrave të Sigal në të gjithë Shqipërinë.