Me vargjet shpirtndrituna të Vehbi Skënderit,
Sot Fierza dritat i ndezi flakë më flakë…
Me djersën e tij të bardhë në këtë vepër
Rrjedha e Drinit e çoi ujin valë mbi valë…
Bash aty ku ipeshkvnoi Pjetër Bogdani
Kohrat ngritën të madhin hidrocentral
Po këtu e përplasen dallgët Vehbi Skënderin
Dhe ai vrelloi me vargjet e tij një ujvarë…
Këtu, te Kalaja e rrënuar e Lekës,
Flejnë të paleume e jetnueme legjendat…
Mbi gurët e saj poeti Vehbi Skënderi
I latoj e naltoj vargjet e ëndrrat…
Këtu, vargje nga Eposi i Kreshnikëve,
U mblodhën në dritë të Kores së Mërturit
Këtu Vehbi Skënderi pati peshën e fjalës…
Këtu Vehbi Skënderi e ruajti forcën e Burrit…
Tiranë, më 4 korrik 2011