Atje ku bashkohen Drini me Valbonën,
jam ulur mbi një gur.
Valë e bardhë e shkëputur prej ujit,
më pushon një çast në fytyrë,
valë e kaltër m’i lag qerpikët e syve,
para se të bëhet qiell.
Atje ku bashkohen Drini me Valbonën,
më mbet mendimi pezull.
Hëna e re shfaqet në mes të ditës,
si hije po ngjajnë rrezet e diellit.