​Firmosëm sot formularin e kandidimit të dukurisë së “Kcimit të Tropojës” për “Representative List of Intangible Cultural Heritage of Humanity” (Lista Përfaqësuese e Dukurive të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale te Njerëzit) dhe dijebërjes së Xhubletës për në Listën e Dukurive në Rrezik (Urgent Safeguarding List).

​Një moment i rëndësishëm për ruajtjen dhe transmetimin brez pas brezi, por edhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore përtej kufijve lokalë.

​Faleminderit komuniteteve lokale që e propozuan dhe këmbëngulën, por edhe partnerit tonë “The AADF”, që na mbështetën për ta çuar përpara këtë nismë, që për ne është një mision.

Tiranë, 30 mars 2021

 

Skënder HAKLAJ – Mjeshtër i Madh, koreograf, studiues.

​“…Miq dhe dashamirë të Kcimit:

​Na qoftë për hajr! Kcimi e kaloi pragun e vështirë dhe hyri në auditorin e konsultimeve, analizave dhe deçizionit përfundimtar të specialistëve botërorë në UNESCO.

​Past fatin e bekimin nga dora e Zotit! Amin!”

 

Tiranë, 31 mars 2021

 

Jaho BRAHAJ – Studiues i Etnografisë, Kulturës e Historisë.

​“…Kjo është punë e lavdërueshme dhe një moment i rëndësishëm për ruajtjen dhe transmetimin brez pas brezi, por edhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore përtej kufijve lokalë.”.

Tiranë, 31 mars 2021