Më vranë

Me pushkën e Mëngjezit,

Me plumbin e Natës,

Në zemrën e Shpresës,

Në shpirtin e Andrrës.

 

Më ecin në trup,

Si rruazat e kuqe e të bardha,

Plumbat duke më vrarë…

 

Atdhe, ndaj teje nuk kam gjak për të marrë

Po më çon larg Teje, Atdhe.

Mërgimtar me pashaportë

Me trupin plot Plagë…

Nuk po më lenë në Tokën Time

Të kem shumë ëndrra,,,

e… një varr.

 

Atdhe, po rri me Ty.

Nuk të marr dot me veti

Me histori, gjeografi, kujtime, madhështi…

Në udhët përtej Malit,

përtej Detit…

 

Me foto e fjalë nuk të nxenë

As fejzbuki i Mark Zuckerbergit.

Atdhe, te dy bashkë, Unë e Ti,

Do të presim:

Yllin e Mëngjezit…

 

Tiranë, 4 tetor 2015