-Lena Marash Markaj(Susaj), deshmia e përjetesës së anti-komunizmit të Nikaj-Mërturit-

 

Duhet ta kujtojmë që të mos përsertitet më kurrë tragjedia e komunizmit
Pas një sëmundje të rëndë, me 30 Janar 2021, është ndarë nga jeta Len Marashja, bija e Marash Palit të Markajve, e cila ka parë me sytë e sajë masakren komuniste mbi familjen e sajë, dhe më pas ka përjetuar edhe 9 vite interrnim në kampin famëkeq të Tepelenës, e që të rrënqeth me tregimin e historisë së vërtetë të sakrificës dhe qëndreses antikomuniste të familjes së madhe të Marash dhe Talush Palit.
Pas përfundimit të luftës antifashiste, brutaliteti dhe krimi komunist triumfuan mbi çdo gjë njerëzore e kombëtare dhe në çdo krahinë e fshat të vendit. Dihet se si u instaluen kudo spihunllëku dhe terrori komunistë. Përkundrejt vrasjes dhe dhunës ndaj elitës dhe vlerave më të mira të kombit, u ngjallën dhe u lartësuan kudo të tilla vese e sjellje sikurse janë sadizmi, pabesia, përbuzja, urrejtja, përçarja dhe antishqiptaria. Në lidhje më përmasat e fuqisë shkatërruese dhe degraduese të komunizmit, At Zef Pllumi, ka shkruar: ”Koncepti oriental i qeverisjes jep ato fuqi negative të cilat në një farë mënyrë nuk i ka mbajtë për veti as Zoti-Krijues. Në mendjet e këtyre sundimtarëve, nuk kan vend as të drejtat njerëzore dhe as mendimi i lirë. Këta supozojnë se me marrjen e pushtetit në dorë, u jepet e drejta e pronësisë mbi pasuritë, veprimet, mendimet, jetën e secilit nënshtetas”. Bëhët fjalë për energji, për fuqi, për ligësi dhe për dëme të paimagjinueshme që arriti që të prodhojë komunizmi në Nikaj-Mrturë dhe kudo tjetër në Shipëri.
Që në fëmijërinë time, në radhë të parë nga prindërit e mi, kam dëgjuar dhe kam mësuar aq shumë për mënyrën se si ka vdekë në turtura Balish Pali, e më pas se si është vrarë edhe vëllai tjetër Vogël Pali, më pas është vrarë edhe vëllau i tretë Marash Pali. Ndërsa për shkak të turturave, dy javë pasi ka dalë i shkatërruar nga turturat në ish Burgun e Shkodres ka vdekë edhe vëllau i katërt. Kol Pali. Ndërsa i fundit që ka vdekur në emigracion, larg familjes dhe fëmive të tijë ka qënë Talush Pali.
Kisha dëgjuar shumë herë për mënyrën se si gratë dhe fëmijet e këtyre familjeve, menjëherë pas përplasjes me armë të Talush Palit dhe Mark Tunxhit me forcat e sigurimit të shtetit komunistë në Gushtin e vitit 1948, janë arrestuar dhe interrnuar në kampin famëkeq të Tepelenes. Ndërsa përgjatë viteve 1975-1990, kam parë nga afër mënyrën se si djemtë, nipat dhe mbesat e këtyre nacionalistëve që u ekzekutuan dhe persekutuan vetëm për shkak se nuk e spiunuen dhe nuk e dorëzuan mikun e shpisë së tyre, Mark Tunxhin tek organet e diktaturës, që të gjithë u lanë pa përkrahje dhe pa shkollë të lartë. Që të gjithë fëmijët, si dhe nipat e mbesat e truallit të Pal Vatës së Vat Syles së Markajve, pavarësishtë nga pafajësia dhe nga talenti, u persekutuan pa mëshirë nga strukturat e shtetit komunist. Pjesë e këtij persekutimi kanë qënë edhe disa mësues medioker që bënin diferencime të hapura duke i demoralizuar e duke ua ulur notat dhe mesatarën e shkolles. Bënin atë që këta mediokër të komunizmit bënë edhe vëllain tim Arturin, të cilit në vitin 1985, në zbatim të porosisë së ardhur nga partia i vunë 5 në histori partie e marksizëm, vetëm për tia pamundësuar vajtjen në shkollë të lartë. Në këtë mënyrë, pavarësishtë nga talenti, puna dhe rezultatet e shkolls së mesme, asnjëri nga fëmijët e Pjetër Qunit e Len Marshes (Marsh Palit) dhe as fëmijët e Shpend e Sokol Rexhës të martuar me File e Dukate Balishën (vajzat e Balish Palit), nuk u vlersuan me notë të mirë në lëndën e historis së partisë dhe marksizmit, e nuk u lejuan as të vazhdojnë studimet e larta dhe as të punojnë në administratën e shtetit shqiptarë.
Len Marashja ka parë me sytë e sajë dhe ka përjetuar të gjitha vuajtjet dhe sakrificat, përfshirë këtu edhe vdekjen e babës e të katër mixhallarëve të sajë. Lena ka përjetuar 9 vitet e interrnimit komunist në Kampin e Tepelenës. Lena ka parë dhe ka përjetuar edhe persekutimin e gjithanshëm të fëmive të vet dhe të gjithë rrethit të sajë familjarë. Deri në ditën që mbylli sytë, Lena ka qenë shëmbulli dhe dëshmia më e pastër e asaj që ka ndodhur e që ka kaluar shoqëria jonë. Lena e kujtonte me detaje të gjithë dramen 40 vjeçare të familjes së sajë, në mënyrë të veçantë kujtonte babën dhe mixhat e sajë të vrarë pa asnjë shkak. Ajo kujtonte edhe vitet e burgut dhe shekujt e interrnimit, punën e gjatë skllavëruese dhe pasojat e rënda që ka lënë ajo kohë mbi atë dhe të afërmit e sajë. Lena ka qënë deshmitare okulare e ngjarjeve të ndodhura që nga dita kur është rrethuar dhe sekuestruar shtëpia e tyre në Markaj të Mërturit e deri tek gjoja dëmshpërblimi apo tallja katovicjanë për vitet e burgut dhe interrnimit, për të cilat ajo tregonte se si është dëmshpërblyer vetëm 5000 lekë dhe një palë çizme. Në gjinealogji, Lena Marashja është vajza e Marash Palit të Pal Vatës së Vat Syles së Markajve të Mërturit. Lena ka patur dy vëllezër Pal Marashin (që ka vdekur pak vite më pare në Shkodër) dhe Martin Marashin (që është i gjallë e që sot jeton në Kurbin). Ndërsa mixhat apo vellezërit e babës se sajë të vrarë e të dëbuar nga komunizmi janë Talush Pali, Balish Pali, Vogël Pali dhe Kol Pali.
Sebepi i sulmit komunist mbi shpinë e Marash Palit të Markajve të Mërturit
Komunizmi shqiptarë, që nga dita e parë e deri në ditën e fundit të sundimit, është shfaqur dhe ka ekzistuar si pushteti i injorancës, i pabesisë, i antishqiptarisë, i horëllëkut, i harbutëllëkut dhe sojsezëve mbi elitën dhe traditën më të mirë të shekujve dhe mijëvjeçarëve të kombit shqipëtarë.
Të gjithë kemi parë e përjetuar mënyrën se si, pas vitit 1945 e deri në ditët e sotme, në krye të punëve të vendit, u katapultuan askushët, ata të dhunshmit, të manipulueshmit, injorantët, konjukturalët, të pabeset dhe horrat e mbushur me urrejtje ndaj çdo vlere e trashegimie të mirë.
Përkundrejt faktit që elitat dhe familjet më fisnike të vendit u gjenden në qëndër të dhunës dhe të terrorit komunist. Ekzekutimi dhe shkatërrimi ekonomik e njerëzor i tyre ishte çështje kohe, ndërsa pritej vetëm sa të gjindej apo të sajohej sebepi i sulmit dhe revanshit që nuk do të ndalej deri në fundin e vitit 1990. Në të gjitha rastet, ata që spiunonin, ata që rrethonin e digjnin banesat, ata që vrisnin pas shpinde, ata që deshmonin në të rrënë, etj, shperbleheshin me poste dhe me rroga të majme në administratë, me bursa të mira studimi për fëmijët, quheshin “të tanët”, punonin në polici, në hetuesi, bëhëshin gjykatës, sekretarë partie, etj.
Në këtë situate, është përgatitur dhe ekzekutuar edhe skema e sulmit komunist mbi familjen e Marash Palit të Markajve. Kujtojmë faktin që Pal Vata i Vat Syles së Markajve dhe 5 djemtë e tijë: Marashi, Talushi, Kola, Balishi dhe Vogli, njiheshin dhe kujtohen deri në ditët e sotme si njerëz puntorë e me miqësi e njohje të madhe me familjet, me vllaznitë dhe me fiset më të mira të Luginës së Drinit, të Shkodres dhe të Gjakovës. Sofra në shpinë e tyre qëndronte gjithnjë e shtruar për mikun, për dashamirin dhe për rrugëtarin. Nga kjo familje, kurrë nuk është damtuar, as nuk është spiunuar dhe as nuk është prerë kush në besë.
Sipas fjalëve të sinqerta të Len Marashës, një nga miqtë e kumartë më të ngushtë të familjes së Marash Palit, ka qënë Mark Tunxh Vatnikaj, djali i bajraktarit të Mërturit, Tunxh Miftarit nga viti 1914 deri në vitin 1944. Marku ka qënë nipi i Sadri Gjelosh Palnikajt, kurse Sadria është baba i Martin Sadrisë nga fshati Curraj i Poshtëm. Mark Tunxhi mbahet mend si njëri nga njerëzit shumë të zotë për luftë, kujtohet si një strateg i madh betejash dhe një besnik i përjetshëm ndajë idealeve dhe interesave kombëtare, ndajë fesë dhe ndaj vlerave më të mira të familjes dhe jetës shqiptare. Mark Tunxhi bënte pjesë në grupin antikomunistë të Nik Sokolit, në të cilin qëndronin edhe nacionalistë të tjerë të njohur të krahinës sikurse ishin Vuksan Preka, Kadri Ceca, Nik Delia, Shpend Sadiku, Brahim Cani, Mark Sadiku, Sokol Boçi, Pjetër Mehmeti, etj, të cilët kanë rezistuar me armë në dorë deri në fundin e vitit 1948, kur janë arratisur jashtë.
Mark Tunxh Vatnikaj ka patur tre djem, Zefin, Prelën dhe Gjonin. Dihet se si djali i madh Zef Marku është vrarë me 1 Mars 1947, në afërsi të lagjes Stakaj, në kohën kur po kalonte lumin për të ra në fshat për të marrë bukë, ushqime dhe veshëmbathje për njerëzit që po kalonin dimrin të fshehur në malët e larta me borë. Në vitin 1948, jeta në arrati e Mark Tunxhit qe bërë shumë e vështirë për shkak të forcave të shumta të ushtrisë dhe të policisë që ishin dislokuar në Nikaj-Mërturë si dhe të rekrutimeve të shumëta të spihunëve nga radhët e fshatarëve të varfër të zonës. Në këto kushte, në pranverën e hershme të vitit 1948, Mark Tunxhi levizi nga Salca ku kishte kaluar dimrin dhe erdhi në Curraj ku është strehuar tek shpia e dajës së tijë Martin Sadrisë së Palnikajve. Në këto kushte të vështira të terrorit komunist, shtëpia e Martin Sadrisë u bë streha më e sigurtë, pasi Martini kishte rregulluar një bodrum apo gropë të madhe të hapur e të maskuar mjaftë mirë në mesin e ahurit të bagëtive. Shtëpia e Martinit ku qëndronte Marku, është kontrolluar dy here dhe për fatin e mire të familjarëve të Martin Sadrisë, nuk e kanë gjetur pasi gropa ku qëndronte Marku, ishte e thellë dhe e mbuluar me kujdes nga plehu dhe nga kashta mbi të cilën flinin bagëtia. Në këto kushte terrori dhe kontrollesh të shpeshëta, nisur edhe nga frika e dekonspirimit, Mark Tunxhi ka vendosë me shkue tek shpia e Marash Palit të Markajve të cilit i kishte marrë flokët e katër fëmive, të Martinit, Palit, Zojës dhe Lenës. Mark Tunxhi e dinte shumë mirë që ajo shpi fisnike e Mërturit nuk kishte prerë kënd kurrë në besë, dhe që nga aty ai mund të kalonte më lehtë Drinin e të shkonte në Bugjon dhe Iballë të Pukës, ku e prisnin miq e shokë të tjerë nacionalistë dhe antikomunistë.
Sapo arriti në Markaj, spihunat e diktuan dhe lajmëruan menjëherë komandën e policisë në Lekbibaj. Lena tregon se si brenda pak orësh edhe nga Bajram Curri kan ardhë forca të shumta të policisë dhe ushtrisë dhe e e kanë rrethuar nga të gjitha anët shtëpinë e Marash Palit edhe gjithë lagjen e vogël të Markajve. Lena kujtonte se si disa ditë përpara këtij rrethimi, Marash Pali pati shkue në Zadrimë tek dy vëllezërit që kishin blerë atje një copë tokë e që kishin ra me jetue në fushë. Ndërsa në shtëpinë e tyre në Markaj, kishin lënë vetëm Talush Palin me gratë e fëmijët. Në ditën që është rrethuar shtëpia, fillimishtë komanda e operacionit e ka thirrë Talushin dhe i ka kërkue me e dorëzue Mark Tunxhin. Talushi ju ka thënë komandantëve të operacionit që: “nuk e di se ku ndodhet Mark Tunxhi, ai nuk është fshehur në shtëpinë time”. Në malësi e kudo Shqipëri, dorëzimi apo prerja e mikut në besë është një njollë e rëndë turpi që nuk durohet. Megjithatë, informacioni nga spiunat që patrullonin natën dhe ditën shtigjet malore rezultoj të ishte shumë i saktë. Përpasojë edhe komandanti i trupave ka këmbëngulur që të bëhët kontrolli i imtë i të gjithë shtëpisë. Në këto kushte, Mark Tunxhi, duke mos patur asnjë mundësi me dale jashtë, është ngjitur për tu fshehur më mirë në tavanin e shtëpisë dykatëshe të Marsh Palit. Lena tregon se si komandanti i policisë ka pri i pari dhe ka ndjekë nga afër kontrollin e ahurit, më pas edhe kontrollin e imtë të katit të dytë dhe në fund ka kërkuar shkallët me hip në tavan.
Në këto kushte, Talush Pali i është lutur komandantit të trupave duke i thënë me zë të lartë se: “Me shpinë tuaj njihemi prej 200 vjetesh e kurrë nuk kemi pas të keqe me njëri tjetrin, shkallët merri vetë e bëj ç’të duash, sa për shpitin tem mos ki mërzi e nxirrja flakën”. Për fatin e keq, këtë fjalë nuk i kuptoj komandanti që mesa duket ishte verbuar dhe shurdhuar nga urdhëri i partisë, ndërsa mesazhin e kuptoj shumë mirë Marku që ishte në tavan. Komandanti në vend që të kuptonte e të kujtonte traditën e beses dhe të bukës me mikun, në vend që të prapësonte ushtarët nga aventura dhe vrasja e sigurtë, me një fudullëk e shpejtësi të pazakontë i mori shkallët, i mbështeti për muri dhe u ngjit në tavan. Sapo futi kokën në kapanxhë, Mark Tunxhi ia sharroj gjoksin me automatik dhe e hodhi të vdekur në korridor. Talush Pali, është hedhur me shpejtësi e ia ka marrë armën, ka hedhur dy bomba në oborr, dhe bashkë me Markun, kaluan gardhin e oborrit dhe ranë në arën e mbjellë me misër përpara shtëpisë. Aty janë ndarë në dy drejtime të ndryshme.
Lena kujton se si Mark Tunxhi ka kaluar nga bahqja e kojshisë, ku nga nxitimi e shpejtësia ka rrëzuar një zgjoj blete. Lena kujtonte se atë ditë, pavarësishtë se Mark Tunxhin e ndiqnin rreth 200 pushkë, është ndalur, ka e ka ngritur zgjojen e bletës dhe më pas është larguar përpjetë në drejtim të malit. Në këtë mënyrë, në sy të fëmive (Lena ka qënë 6 vjeçe, ndërsa Martini 8 vjeç) dhe të grave, janë vrarë dy veta dhe është zhvillue një luftë që ka zgjatur rreth 4 orë me krisma e bomba të lëshuara nga të gjitha anët. Më pasë është dhënë urdhëri dhe u sekuestrue e gjithë pasuria e familjes, ndërsa gratë dhe fëmia janë marrë dhe nisë menjëherë për në burgun e Tropojës. Lena kujton se si në atë ditë të mbushur me krisma pushkesh, ajo dhe fëmijët e tjerë të familjes kanë qënë të sëmur nga fruthi dhe ashtu siq ishin me temperaturë dhe pa asnjë kujdes, i kanë marrë dhe i kanë nisur drejt burgut të Tropojës. Lena kujton se si atë ditë, që nga Kroni i Markajve e deri në burgun e Tropojes, e ka transportue në shpindë gruaja e Mark Prendit të Markajve. Në burgun e Tropojes, gratë dhe fëmijët e familjeve të Marash Palit dhe të Talush Palit, kanë qëndruar rreth 3 javë e më pas i kanë nisur për në kampin e Tepelenës ku kanë qëndruar për 9 vite me radhë. Lena tregon se si në burgun e Tropojes, dy ditë pas luftes në Markaj, kishin sjellë edhe Mark Zenun Hasën e Koder Shkallës së Currajve (daja i fmive të Marash Palit), të cilin e kishin lidhur, rrahur e turturuar me akuzën se ka ndihmuar dhe strehuar Mark Tunxhin, Talush Palin dhe Vogel Palin që ishin në arrati. Për fatin e mirë të Mark Zenunit, është shpetuar nga burgu dhe pushkatimi i sigurtë falë ndërhyrjes së menjëhershme të Beqir Ndout të Shëngjergjit. Në këtë mënyrë, Lena kujtonte me hollësi mënyrën se si sulmi i parë i strukturave të policisë dhe sigurimit të shtetit mbi familjen e sajë është mbyllur me dy polic të vrarë (njëri është vrarë në katin e dytë të banesës dhe tjetri në oborr), me 5 vëllezër që morën arratinë, me konfiskimin e të gjithë pasurisë dhe me gratë e fëmijet të arrestuar e të izoluar menjëherë në burgun e Tropojës dhe më vonë në kampin e Tepelenës. Në më pak se 5 muaj pas sulmit, është vrarë duke kaluar Drinin edhe Vogël Pali, ndrësa Balish Pali ka vdekur në turtura nga hemoragjia.
Lena tregonte mënyrën se si Balishit ja kishin lidhur dy këmbët me kavo teli, të cilin e kan tërheur me makinë duke ja prerë ngadalë derisa kavoja ja ka prerë të dyja këmbët. Syl Rama i Kotecit ka qënë njeriu i fundit që e ka parë të gjallë me këmbët e prera e duke kulluar gjak derisa ka dhënë shpirtë. Trupin e gjymtuar të Balish Palit, fillimishtë e kan varrosur në Tropojë dhe pas tre vitesh, familjarët janë lejuar për ta marrë e për ta varrosur në varrezat e vjetra të familjes. Unë e kam parë dhe përjetuar nga afër sundimin komunistë në Nikaj-Mërturë e në të gjithë Shqipërinë, shkruaj dhe ruaj dëshmitë e jetuara të asaj kohe sepse dua që ky rregjim destruktiv e vetëdiskreditues, të kuptohet, të kujtohet e të mësohet nga të gjithë brezat me një qëllim të vetëm – që të mos përseritet më kurrë.
Shenim: Kam në dispozicion edhe dshminë e plotë e të papublikuar kurrë më pare mbi:
• Vrasjen e Vogel Palit dhe vitet e ruajtjes së sekretit të vëndvarrimit
• Arratia dhe fundi tragjik i Marash Palit, Talush Palit dhe Mark Tunxhit
• Jeta në burgun e Tropojes dhe në kampin e Tepelenës
• Lirimi nga Kampi i Tepelenës dhe vuajtjet në Nikaj-Mërtur
Historia e kësaj familje është ajo që realisht ka ndodhur në Nikaj Mërtur.