Filozofi Blerim Latifi e paska thënë një pasaktësi rreth gruas së Hasan Prishtinës, duke ia mveshur asaj një identitet të paqenë.
       “Hasan Prishtina e kishte gruan ukrainase, por kjo nuk e pengoi që ai të luftonte gjithë jetën e tij për lirinë dhe të drejtat e kombit shqiptar”, e transmeton gabimisht B. Latifi origjinën e Igballe Prishtëns, bashkëshortes së Hasan Prishtinës,e cila ishte një bijë shqiptare me nënë çerkeze nga Kosova. Pra ajo kishte emër shqiptar, Igballe, dhe ishte nga Kosova, e jo ukraianse siç pretendon B.Latifi, i cili si duket paska probleme me njohjen e faktografisë historike, për shkak se si filozofë që është, ka hy gabimisht në një terren të panjohur për të, siç është historia.
Për të shuar kurreshtjen e gjithë atyre që nuk e njohin Igballe Prishtinën, ia vlen të dihet se kjo zonjë fliste nëntë gjuhë dhe ishte një princeshë trime e cila i qëndronte në krah Hasan Prishtines, në të gjitha sfidat që kishte ai, madje edhe me dyfek në frengji për të zbrapsur ata që e rrethonin burrin e saj.
    Deri sa Hasani firmoste testamentin e pasurisë së tij të cilën ia linte shkollës shqipe,Igballe Prishtina e mbronte te shoqin me dyfekt në dorë!
    Çdo krahasim që mund të bëhet në mes të Hasan Prishtinës dhe ndonjë politikani aktual, në çdo pikëpamje, përfshi edhe çështjet private e familjare, e zbeh fuqinë e argumentit, për arsye se kemi të bëjmë me profile krejtësisht të ndryshëm politikanësh, të cilët vepruan në rrethana e kontekste të ndryshme, që nuk janë gjithmonë të krahasueshme.