Ndër vendimet e para që duhet ndërmarrë opozita, sapo tëfitojë zgjedhjet, asht hartimi i nji ligji i cili të ndalojë çdoinvestim qeveritar si dhe çdo akt ligjor që ndikon balancatsociale dy muaj para zgjedhjeve. Qeveria e ardhëshme do tibante nji sherbim të madh vendit dhe demokracisë, tue e shpëtuedisi zgjedhjen e lirë edhe prej vetvetes.
Shikoni pak si shkojnë sarhoshët nëpër Shqipni tue shit mend me buxhetin publik në investime të pastudiueme dhe që ibajnë me cilësinë ma të ulët të mundëshme. Në ngutje e n’ekstazë të mashtrimit dhe përfitimeve, po prishin edhemjediset publike. A durohen këta nëpërkëmbës të fatit tonë tëpërbashkët gjatë gjithë fushatës elektorale tue pre shirita sikurpo bajmë namin? Ku ishin këta gjatë katër viteve? A durohen nëlajme tue inagurue nga nji apartament në ditë, apo tue mbjellënga nji pemë kur fermeri ma i thjeshtë nuk do të mburrej as edheme nji plantacion?
Qysh u banë humamistë në ditët e fundit të mandatit këtaqë s’kanë lanë gja pa ba ndaj shqiptarëve josocialistë, madje ndajedhe vetë socialistëve? Ashtu si shtesa e shpërblimit prej qindraeuro mbi pagë për mjekët që do të punonin jashtë qendrave tëtyne, që ishte nji falsitet, ashtu ka me qenë çdo premtim qël’shohet në fushatë. Edhe për mësuesit, edhe për minatorët, edhepër të gjithë të tjerët që ata i duan.
Por njerëzit që mbijetuen të papunë për 8 vite, nuk do tëmashtrohen me punësimet e ngjeshuna tremujore nëpërndërmarrjet publike dhe administratë apo në investimet që me demek i bajnë për të mirën e komunitetit. Nuk do të gënjehenme paketa ushqimore deri në zgjedhje as ata që mbijetojnë me borxhe prej shumë vitesh. Komuniteti ishte aty edhe më herët, e tashma po pret 25 Prillin, ndërsa zullumçarët po sillen sikur sapoe kanë zbulue.