Një estet ose filozof i njohur botërorë dikur tha se: ‘e bukura dhe e dashura në art, në menyrë objektive dhe subjektive, mëse tepërmi i përkasin ose takojnë pamjes ose natyrës dhe karakterit të brendshëm dhe të jashtem të seksit ose gjinisë së bukur.’
Se këndejmi, Teuta e Ilirisë, Elena e Trojës, Kleopatra e Egjiptit, Rea Silvia ose Lavinia e Romës, Irena e Bizantit, ose Sofia (Zoja), Theofania,..Konstanca, Retruda, Adelheide ose Katarina e Gjermanisë, An Bolyen e Anglisë, An Stuart e Skocisë, Katarina Zrinski e Frankopanëve të Kroacisë, Sisy e Austro-Hungarisë, Mari Antonet, Mari Luiza ose Zhozefina (Jozefina) e Francës, Eleonora e Spanjës, Gloria Da Silva e Portugalisë, Sheherezada ose Ajsheja të Arabisë dhe kështu me radhe: Gjithëmonë e kanë zgjuar kurreshtjen dhe tërhequr vemendjen e krijuesve, artistëve, filozofëve, psikologëve, sociologëve, politologëve, estetëve ose kulturologëve të shumtë. Kjo për faktin se temujt më të bukur dhe më të shkëlqyer ndodhën në mendjen, zemrën, shpirtin dhe trupin e një femre (gruaje) të mençur dhe të bukur.

E bukura, e dashura, e mençura dhe idealja, janë të njejta ose identike në kuptimin e asaj se idealja i shërben ose korrespondon idesë dhe teorisë, e bukura (bukuria)-formës, e dashura -shpirtit dhe e mençura (mençuria)-përmbajtes.

Arti, bukuria, mençuria dhe dashuria, sipas Sharl Bodlerit, janë ambicje e vetme e krijuesit ose artistit, qëllim final ose ekskluzivë i shijës dhe kënaqësisë sonë objektive dhe subjektive, të lidhur me një pafundësi gjërash të tjera.

Për me tepër ndërkaq, askush nuk di t’i thotë më mirë ose më bukur gjërat të cilat njëkohësisht janë intime, të ngrohëta, të thella, të dashura dhe të sinqerta, se sa një femër (grua) e bukur, e mençur, e edukuar, përparimtare, ekskluzive dhe ekzotike.

Ndaj, vogëlsia ose modestia e gruas (femrës) së mençur dhe të bukur, janë shumë të
vocëra (vogla) ose minore në raport ose përpjestim me atë pjesën tjetër aktive, atraktive, ataraktive, inkarnative, ekskluzive dhe ekzotike të gjinisë së bukur ose polit të butë.

Sipas Erich Frommit, “dashuria është bashkim me dikë, apo me diçka jashta vetës ose vetvetës sonë, me kusht që të mbahën ose ruhën e veçanta (e posaçmja), intimiteti, sensualiteti, spontaniteti, ekskluziviteti dhe integritetit i sëcilit.

‘Mbani mendjet, trupat, shpirtërat, zemrat dhe fytyrat tuaja drejt diellit në atë menyrë që hijet ose dritëhijet e ndryshme në kopshtin ose idilën tuaj jetësore ose martesore, të iu ngelin prapa jush.” (Romakët e lashtë dikur.)

Bukuria, dashuria dhe mençuria, kanë vetëm një pamje, një art, një qëllim, një ideal, një profil, një model, mision dhe vizion, ndërsa turpi, marrëzia, shëmtia, çmendia, urrejtja dhe xhelozia, kanë me mijëra.

Imagjinata dhe fantazia kryesore në themel të dashurisë, është ajo që, duke u afruar dhe dashuruar me një person tjetër, ju mund të bëheni paksa të ngjashëm me të. Dhe ai ose ajo, mund t’ju ndihmojë të përmbushni, ushqeni dhe shijoni der në fund epshët, instiktët, emocionet, gjakërat dhe shpirtërat tuaj!

Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, e pamundur dhe paradoksale për kohèn dhe botën e sotme moderne ose bashkohore, kur kemi tendencë për të interpretuar dashurinë, si gjetjen oçse zbulimin e dikujt tjetër, i cili ashtu siç është, na duket i përsosur dhe rafinuar”, do thoshte dikush.

U mor vesh se në nxehtësinë e debatit, të dashuruarit ndonjëherë i thonë njëri-tjetrit: Po të më doje, nuk do të përpiqeshe të më ndryshoje! Ndërkaq, sociopsikologët e nrryshëm, pos tjerash kërkojnë ose këmbëngulin që ne të hyjnë në marrëdhënie intime ose erotike në një mënyrë sa më pak krenare, supersticioze ose luftarake me njëri tjetrin.

Ne duhet të pranojmë se nuk jemi të plotë pa njèri tjetrin dhe duhet të lejojmë dashurinë dhe bukurinè, të na mësojnë gjëra të reja. Një marrëdhënie e mirë do të thotë të duam personin tjetër ashtu siç është, si dhe të durojmë “stuhitë” e pashmangshme që sjell ajo gjë e këndshme ose ky ndryshi. Ndaj, edhe nuk duhet t’u rezistojmë përpjekjeve të atij ose asaj..për të na ndryshuar oss përmirësuar.

Të gjithëve na pëlqejnë gjërat e bukura dhe ne priremi të mendojmë se ka një sekret tè  mistershëm lidhur me ndikimin dhe pushtetin që ato kanë mbi ne në një plan të gjërë, ose të pakufijshëm dhe gjithëpushtetshëm. Me të vërtetë ka shumë rëndësi se çfarë lloji femre ose gruaje keni përrreth vetës, çfarè shtrati ose ambienti jetësorë ose familjar keni, çfarë ville ose pallati keni etj.

Bukuria, dashuria dhe mençuria, na i zbusin dhe edukojnè mendjet, zemërat dhe shpirtërat tanë.

Ndaj, është detyrë e grave (femrave), poetëve, piktorëve, muzicientëve, filozofëve, sociopsikologëve ose artistëve të ndryshëm të iu ndihmojnë të tjerëve të jetojnë me mirë. Nuk është aspak paradoks kjo. Jo çfare!

Arti i trupit, arti i mendjes dhe arti i shpirtit, të bëjnë sportist, artist, psikolog, filozof, socilog etj…Njeri të ditur, të dashur dhe të thellë. Ndërsa, arti i luftës dhe arti i gruas, të bëjnë burrë dhe ushtar të vërtetë.

Gjithëmonë mban ftohtë aty ku mungojnë sytë, fytyra, zemra, shpirti dhe trupi i gruas.

“Jam i bindur në besimin se forca ose fuqia e trupit, shpirtit, mendjes (intelektit) dhe respektit mëshkullor, rritën ose shtohën në përpjestim ose porporcion që ia bëjmë mishit (trupit), mendjes, zemrës dhe shpirtit të gruas.”, do thoshte dikur një mendimtar i shquar italian.