Ballina Aktualitet Albin Kurti ka nevojë për një shumicë shqiptare në Parlamentin e Kosovës

Albin Kurti ka nevojë për një shumicë shqiptare në Parlamentin e Kosovës

 

Përfshirja e AAK-së në koalicionin qeveritar do të sigurontekuorumin e nevojshëm sa herë që nevojitet për vendime me rëndësi thelbësore për Kombin

Nga Harry BAJRAKTARI – Nderi i Kombit, Amerikë

​Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovëkonfirmuan suksesin vendimtar të Lëvizjes Vetëvendosje.

​Albin Kurti tani e ka rrugën e hapur për t’u bërë përsërikryeministër, kurse Presidentja-në-Detyrë Vjosa Osmanivendosi një rekord historik me më shumë se 300,000 vota.Urime për fituesit.

​LVV do të ketë tani 58 ulëse në Kuvend dhe me pak votanga pakicat do të ketë një shumicë qeverisëse. Është një fitore e merituar.

​Qeverinë e re presin sfida të forta e të menjëhershme, sidomos përballja me pandeminë, që do të kërkojë rigjallërimine kapaciteteve të shëndetësisë në vend, sigurimin e vaksinave, ngritjen e ndërgjegjësimit të publikut për rrezikun e virusit etj.

​Administrimi i shpresave të mëdha është i domosdoshëm.Populli pret shumë për ngritjen ekonomike dhe luftën ndajkorrupsionit, për një përmirësim të shërbimeve publike. Këto do të kërkojnë kohë.

​Sfida të vështira e presin edhe në politikën e jashtme.Presioni nga SHBA dhe BE mund ta detyrojë Kosovën tërifillojë negocitat me Serbinë më shpejt sesa mendohet. Ende pa ardhur në pushtet, LVV dhe kryetari i saj po kritikohen për disadeklarata lidhur me Shqipërinë, Serbinë, etj.

​Në këto rrethana, unë mendoj se Albin Kurtit i duhet jovetëm një shumicë e thjeshtë për të qeverisur, por edhe njëshumicë shqiptare për çështje të rëndësishme kombëtare.

​Kjo do të realizohej duke shtuar në koalicion Aleancën përArdhmërinë e Kosovës.

​Me 8 votat e AAK-së, Albin Kurti do të ketë gjithmonë tëgarantuar kuorumin e nevojshëm në parlament dhe mund tëmarrë vendime me rëndësi që kanë rëndësi jo vetëm përKosovën por edhe për çështje mbarëkombëtare.

​LVV në shumë çështje themelore për Kombin dheqendrimet ndaj Serbisë përputhet me AAK-në. Të dy partitëkanë qenë në opozitë me koalicionin PDK-LDK dhe kanëkritikuar në vite dobësinë e Kosovës në negociatat me Serbinë.

​Albin Kurti do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovësdhe nuk do ta ketë të vështirë të gjejë një shumicë votash për tëmiratuar qeverinë e re. Duke i shtuar kësaj shumice AAK-në, aido të sigurojë që të ketë alternativa e hapësirë për manovrim qëtë mos varet nga një grusht votash sa herë që ka vendimehistorike kombëtare që kërkojnë guxim.

New York, mars 2021