Presidenti i Gjermanisë kritikoi ashpër modelin e biznesit tërrjeteve sociale. Ai bën thirrje për një aleancë mes Evropës e SHBA.
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka bërëthirrje për rregulla më efikase për rrjetet sociale. Në këtë mënyrëmund të frenohen më mirë gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rremenë internet.
Në takimin “Forum Bellevue”, Steinmeieri tha se ai ishtekritik ndaj modelit të biznesit të platformave të tilla si Facebookdhe Twitter, model i cili – siç u shpreh ai konkretisht– synoneksitim, zemërim, tërbim dhe frikë.
Shpejtësia dhe acarimi shpërblehen, qëndrimet e njëanshmedhe të pavërtetat mbeten pa përgjigje, demagogjia dhepropaganda shumë shpesh mbeten pa u qortuar.
Biznesi i vëmendjes, sipas Presidentit gjerman, po bëhetnjë kërcënim për demokracinë.
Vlerat mbi të cilat ndërtohet çdo demokraci, siç janërespekti, e vërteta dhe ndjenja e përgjegjësisë, nuk llogariten.Steinmeier e sheh këtë si kërcënim serioz për demokracinë, jo sëfundi sepse armiqtë e saj i shfrytëzojnë me shkathtësi këto pikatë dobëta. Akuzat që Steinmeier u bën kompanive të mëdha tëteknologjisë si Facebook, Youtube, Twitter dhe Co. nuk janë tëreja, por qartësia në të cilën ai i përmendi ato të tërheqvëmendjen.
Në luftën për rregullat që duhet të zbatohen për operatorët e platformave, Steinmeieri mbështetet në një aleancë evropiano-amerikane. “Ne duhet t’i kundërvihemi modelit të diktaturësdigjitale me një alternativë demokratike“, tha ai, duke iu referuarpolitikës së internetit të Rusisë dhe Kinës.
Nga ana tjetër, për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, aisheh mundësinë e krijimit të një “teknosfere” të përbashkët, qëmund të përcaktojë standardet globale. Kjo do të ishte njërivendosje e partneritetit transatlantik, tha Steinmeier. aud (dpa, br, sz).