Të keqen dhe te mirën në ketë vend i ndan një vijë e hollë. Kjo vjen për arsye se ne si shoqëri jemi investuar me dekada tëtëra për lartësimin e të keqes në emër të se mirës.
Eh…, ky investim ka prodhuar jo pak demagogë, kalemxhinjë, hyzmeqarë, servilë profesionistë dhe prapanicëlëpirës të pushtetit, të cilët si kalorës të së keqes kalërojnë tëpaepur mbi mendjen e shoqërisë duke i dhënë përparësimbivlerësimit të marrëzisë të sundimtarit të radhës. Suksesin e tyre e mbështesin në jehonën që i bëjnë sundimit duke e trajtuarherë si modernitet oksidental dhe herë si fataliteti ynë të cilitduhet ti nënshtrohemi.
Kjo kategori socio-politike e shoqërisë tonë është pjellë e një inteligjence të shterpëzuar dhe ka cilësi morale zhvatjen dheurrejtjen me të cilat mburren dhe krenohen.
Natyrisht, në një shoqëri normale nuk do ishin problemi. Por kur kanë kapluar pushtet të pakufizuar, para e pasuri tëpafund dhe median janë të rrezikshëm. Duhet pranuar se janëshumë të zotë të udhëheqin propagandën, siç thotë Fishta me dokrra hinit duke vënë në bankën e akuzës viktimën dhe joshkakun e fajtorin.
Vrapojnë të ngrejë në piedestalin e propagandës problemekrejt anësore dhe aspak të rëndësishme me qëllim mjegullimin e thelbit dhe përmbajtjes të gjësë.
Në gjykim, arsyetim, analizë dhe veprim punojnë pa u lodhur për të blinduar sundimtarin me qëllimin e vetëm që tëkënaqin epshet e urrejtjes duke përdorur shtetin si mjet e mekanizëm për shtypjen dhe asgjësimin e kundërshtarëvepolitikë nëpërmjet demokracisë së tiranisë dhe ligjit tëdiferencuar.
Të bëjnë moral si patriotë të mëdhenj, shtetarë dheparimorë, por në realitet punojnë me vullnet të hekurt për tëminuar çdo qelizë të shtetit demokratik të demokracisë dheinteresit kombëtar.
Nga mbështetës të flaktë të nacionalizmit folklorik përinteresa të pushtetit dhe pushtetrimit të njëshit janë shndërruarnë kozmopolitë.
Bajnë thirrje patetike dhe hipokrite për mbrojtjen e shtetitdhe institucioneve të pavarura dhe në të njëjtën kohëangazhohen me ligjin e antiligjit ti kthejnë në parcelë partiake, klani oligarkësh dhe sundimtarit të tyre.
Kjo specie nuk mund të jetojë pa sistem sundimi.
Ky tabor kishte dje meritën dhe kontributin me të madh nëngritjen, shkërmoqjen dhe dështimin total të socializmit dhe sot të qeverisjes autokratike hibride me djep në Rusinë e Putinit.
Edhe pse e ripërtëritur ashtë po ky tabor që prej tridhjetëvjetësh punon për çarjen e themeleve të demokracisë dhedështimin e funksionalizimit të shtetit.
Këta soj sëz nuk njohin rregull, moral dhe etikë.
Shkaktimi i vuajtjeve të pamundurve dhe keqtrajtimi ikundërshtarit politik u jep kënaqësi.
Ata nuk dinë të pendohen kurrë për asnjë gabim, faj e krim.
Dy standardet janë kodi “moral” i jetës së tyre.
Me patetizëm mbrojnë çdo krim dhe kriminel të sëdjeshmes dhe të sotmes mjafton që të mbarështohen në vathen e tyre politike.
Si derra të kënaqun relaksohen me hemoragjinë e emigrimitduke u mburrur se kështu vepron e gjithë Evropa.
Në vend që përballë kësaj shtrëngate që përplaset me tërbim mbi popullin e kombin të kërkojnë të ngrejnë barriera me politika zhvillimi dhe prosperiteti kujdesen të shndritinsundimtarin e tyre të nxirë dhe ta lartësojnë duke konkurruaredhe vet zotin.
Beteja e tyre për të verbuar të vërtetën ka kufi vetëmqiellin.
Nga ky realitet shqiptar qytetarët të punës dhe mendjes nëshumicë ikin dhe vetëm ikin, ashtu siç thotë poeti Hamit Aliaj:
Është nata e shtegtarëve,
Që ikin nga dheu im,
Në shpindë mbajnë Perënditë që vetë i krijuan.
Eh, kësisoj problemi i madh i prijësit dhe çetës të së keqesnuk është se shteti i vendit të tyre dhe pushtetet kanëdegjeneruar duke prishur çdo lloj balance, besimi e mirëkuptimisocial, politik dhe shoqëror, por kapja e shtetit për pushtet e pushtetit për para dhe pasuri. Motoja e kryeçetnikut dhe çetës qëe rrethon është mota–mot mafioze, sipas të cilës: “Ju nuk mundtë bëheni të pasur pa e ditur se si të bëheni i pushtetshëm, dhe junuk mund të bëheni kurrë i pushtetshëm pa para”.
Taktika e tyre e propagandës është taktika mafioze: ”Kurbën një kompromis, ke humbur. Kur dukesh sikur po kërkonkompromis je një hap afër fitores”.
Strategjia e tyre është marrja dhe mbajtja e pushtetit me çdoçmim dhe mjet duke i bërë hisedarë jo vetëm oligarkët, tëkorruptuarit dhe kriminelet por duke nxjerrë në pazar edheinteresat kombëtare.
Si gjahtarë të së keqes gjuajnë pa pushim vesin për krijimine shpurës të së keqes, të cilën e shfrytezojnë mjeshtrisht duke e vendosur në llogoren e vet me pushkë në faqe për të sulmuarcilindo që guxon të kritikojnë apo sfidojnë kryeçetnikun e tyredhe vathës të deleve që i përkasin.
Janë gati të pështyjnë dhe lëpijnë gjithçka që kanëpredikuar e mbrojtur më të vetmin qëllim: Kënaqjen e egos sëtyre për para e pasuri dhe përmbushjen e urrejtjes personale përshkaqe politike, krahinore, klanorë, grupore dhe partiake.
Për të arritur qëllimin kjo çetë e së keqes punon me pasionvullkanik duke ushqyer agoninë e mendjes. Filozofi francezSatri thoshte: “Çdo gjë do të ishte më e mirë se agonia e mendjes, kjo dhimbje të gërryen, por nuk të dhemb kurrëmjaftueshëm”. Asht koha e fundit të bashkohemi në shumicë, tëdalim nga agonia e mendjes dhe të zhvirgjërojmë perëndinë e çetës të së keqes per ta larguar nga drejtimi i punëve të këtijvendi.
Tiranë, 01 mars 2021