Nga Mustafa V. SPAHIU – Shkup

 

Milimetrat e hapave rrahur me kopan,

E plagësh t’panumërta mbi piramidë,

Vetullash i goditur me një qeramidhë;

Çdo ditë, o, çdo ditë fati prap’ nopran.

 

Kot në shpirtin tim si një kandil ndrit,

Përndizem e dënes zjarr’i çuditshëm;

Ballit m’gozhdon d’rrasa’dhimbshëm

E zdrugoj fatin yjëzor – ndoshta zdrit?

 

Nyjën kurrë s’do të mund ta zgjidhë,

Dhe ç’dobi ka nëse – Mustafa Spahiu?

Absurdi mizor gadi t’gjall’e kapërdiu-

Nëntë plagët me tunxhe do t’i lidhë!

 

Njerëzit sit në këtë botë të mallkuar

Nënshkruajnë – shkatërrim t’atdheut,

Ngulitur thellë tokës – zjarr t’Anteut,

Njëri tjetrin me vikama duk’e nëmtuar.

 

E rriskoj fatin me shpresa thjeshtërake,

Çdo gjë kjason – ilaçe kërkoj prore, si-

N’këto ditë t’çmendura kaq gjakdore;

Vrull’i fortë erërash bëhet heshtërake.

 

Po! Ylli i Fatit gjëkundi është flakëruar,

Mbjellur kokëthinjur në dritën e ftohtë!

Shartim’i bulëzave do verë të ngrohtë;

Oh! Unë diellin e shikoj – duke aguar…

 

E enjte, 25 shkurt 2021, në Dardaninë Ilire

_________

Vargu është i bardit kroat i shquar, Mirosllav Kërlezha (1893-1981).