Shkruan: Reis MIRDITA
–Recension rreth librit publicistikë “Ecje nëpër kujtime“, të Adem Lushaj–
Do të nisem menjëherë nga „Parathënia“ e librit duke u ndalur në citatin e zgjedhur nga autori: “Me kënd të rrish, i tillëdo bëhesh” duke aluduar dhe i përmendur në vazhdim me respekt të veçantë, personat që ndikuan dhe e formuan, duke “qenë së bashku”, profilin e autorit si gazetar. Të shtoj vetëm se ata, ia kanë arritur ta skalitin një talent të rrallë, andaj dua taplotësoj atë që thotë Ademi, edhe me një thënie tjetër shqiptare: “Trimi i mirë me shokë shumë”.
Në vazhdim do të theksoj një aftësi të rrallë të autorit nëmënyrën e krijimt të digresionit brenda paragrafit. Njohim ngateoria krahasimin si formë artistike e të shprehurit, por nuk kemimundësi të gjejmë në një mënyrë një krahasim epik si “Ngjarjetmbesin!? Të shkruara apo të pa shkruara. Të vërteta apo tështrembëruara. Sikurse që mbetën tokat shqiptare të copëtuara, qoftë nga padituria, tradhtia, shitja,..sikurse po veprohet edhetash, me trojet e shtetit dardan!” ( f.10). Unë e shoh këtë si njëshkëputje nga reportazhi që merr një fuqi të së vërtetës që më sëshumti e brenë autorin gjatë gjthë kohës, këtyre viteve tëkrijimtarisë së tij. E ndal vëmendjen edhe nga nismat letraresepse kjo formë e ndërtimit të fjalive në paragraf është shumëpak e njohur nga që mban në vete rreziqe të shkëputjes e koklavitjes së tematikës, andaj them se Ademi është mjeshtër indërtimit të shprehjes artistike, sepse në verimtarinë e tij gjejmëakoma raste të tilla të cilat shpresoj t’i shpalos në një analizëpas daljes së librit nga shtypi.
Duke u munduar të rri në suazat e një recensioni, do tëveçoj, pa zgjatje, se ky libër ka dhe vlera historike ngaqë vitevevijuese, si dhe gjeneratat e reja, do të kenë një pasqyrë tëveçantë për t’u njohur me brengat dhe problemet në shtetin e ritë Kosovës. Autori lë një thesar në lëmi jetike për të sotmen dhetë ardhmen tonë. Betejat e tija në disa ronte, janë faktet e pamohueshme në mbrojtën e identitetit demokratik, kulturor, ekologjik, material e shpirtëror. Sporti, pasuritë arkeologjike, bamirësia, mbrojtja nga uzurpimet, e në veçanti mbrojtja e mjedisit natyror, ka bë nga autori një fytyre me potencialfenomenal dhe flet për guximin e pashoq që ka në këto betejatejet të mprehta dhe me rreziqe nga të gjitha anët e kësajshoqëria, do të them, akoma të pa konsoliduar në kuptimindemokratik të funksionimit si entitet…
Kaptinë tjetër e suksesshme dhe me plotë veçori, janëintervistat e bëra me një qëndrim plotësisht neutral dhe pa asnjëtendencë të influencoj bashkëbiseduesit. Pyetjet janë të kulluara, pa prapavija për të kërkuar ndonjë përgjigje që do t’ikonvenonte ndonjë qëllimi të caktuar që është enkas i kamufluar (siç bëjnë shumë intervistues). Nga këtu del që intervistat e Adem Lushajt, janë të pasura me të dhëna të dala nga kamufluar(siç bëjnë shumë intervistues). Nga këtu del që intervistat e Adem Lushajt, janë të pasura me të dhëna të dala nga zemra e personit përballë, dhe me këtë, ato janë të lexuara me ëndje ngalexues të shumtë.